Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë sot në nënshkrimin e marrëveshjes, me të cilën Shteti Francez do të akordojë një kredi prej 66 milionë eurosh për Kosovën, me kamatë tejet atraktive.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Financave të Francës, Michel Sapin.
Kjo marrëveshje ka të bëjë me financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në rajonin e Prishtinës.
Një ditë më herët, kryeministri Mustafa mori pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Paris, ku ishin të pranishëm presidenti francez Hollande, kancelarja gjermane Merkel, kancelari austriak Kern, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Mogherini dhe kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë.
Siç thuhet në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit, në Samit u konfirmua përkrahja e shteteve evropiane dhe e Bashkimit Evropian për vendet e rajonit, perspektiva eurointegruese si dhe u theksua mbështetja e projekteve konkrete në zhvillimin e rajonit.
Të pranishëm në punimet e samitit ishin edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Përveç këtyre, në njoftim thuhet se kryeministri Mustafa ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të shteteve dhe të mekanizmave të BE-së, ku ka kërkuar përkrahje për fillimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së, për proceset tjera integruese si dhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Gjatë Samitit, kryeministri Mustafa dhe kryeministrat e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë nënshkruan edhe marrëveshjen për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të të Rinjve, e cila do të ketë selinë në Tiranë. Ndërkaq, në intervistat e dhëna për mediat franceze, kryeministri Isa Mustafa ka theksuar se Franca po ofron përkrahje të madhe për Kosovën dhe se ajo mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë