LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: E kemi sjellë suksesin nga Zvicra dhe eksportojmë cilësi atje

Mustafa: E kemi sjellë suksesin nga Zvicra dhe eksportojmë cilësi atje

“Ambrella” nga Kumanova është kompania e radhës e cila ka qenë mysafir në emisionin më të ri të Telegrafi Maqedoni, i udhëhequr nga drejtori Venhar Ramadani, në bashkëpunim me OEMVP-në, i cili është dritare e re për promovimin e bizneseve dhe ndërmarrësve të suksesshëm në vend.

Kemi biseduar me drejtorin Sami Mustafa, i cili na tregoi se idenë e biznesit “Ambrella”, e cila është kompani për prodhimin e roletëve të aluminit, e ka marrë nga një kompani zvicerane në vitin 1987, në të cilën ka aplikuar për punë. Ai tha se në atë kompani ka punuar për 10 vjet dhe pas kësaj periudhe ajo kompani falimentoi. Mustafa tregoi se përvojën që e mori në atë kompani, në vitin 1996 vendosi ta sjellë edhe në Maqedoni.


Drejtori Mustafa tha se “Ambrella” funksionon me dy zyra, një në Zvicër dhe një në Maqedoni.

“Ambrella është kompania e parë shqiptarë që ka filluar në tregun e Maqedonisë me prodhimin e roletave të aluminit për shtëpi dhe objekte komerciale. Fillimi ka qenë shumë i vështirë. Si kompani e parë është dashur të bindim klientët se ky produkt është shumë i nevojshëm për mbrojtje nga dielli dhe pamjet nga jashtë. Në vitin 2012 mora një hap të guximshëm, i cili më solli të mira”.

Fatmir Etemi: Të rinjtë mos fantazojnë të bëhen milionera brenda nate
Lexo po ashtu Fatmir Etemi: Të rinjtë mos fantazojnë të bëhen milionera brenda nate

“Vendosa të investojë në makinerinë për prodhimin e roletave veneciale për shtëpitë. Kur filluam me idenë, pikëpyetja e parë ishte ku do ta plasojmë dhe mundësia e parë ishte në panairin gjerman i cili mbahet çdo vjet”, tha drejtori i “Ambrella”, Sami Mustafa.

Ai tregoi se për momentin posedojnë teknologjinë më të fundit për prodhimin e roletave të aluminit, ndërsa materialet që i kanë janë 99% prodhim zvicerian.

“Jam munduar të sjell edhe mentalitet zvicerian të punës. Orari i punës fillon në ora 08:00, në ora 12:00 kemi pauzë një orëshe. Secili punëtor e di se çfarë duhet të bëjë. Kemi kërkesa nga tregu i Maqedonisë, i Kosovës, por plasmani kryesor është në Zvicër”, tha Sami Mustafa.

Sukseset e kompanisë daneze “JYSK” në Maqedoni, Agron Bexheti tregon planet për të ardhmen
Lexo po ashtu Sukseset e kompanisë daneze “JYSK” në Maqedoni, Agron Bexheti tregon planet për të ardhmen

Drejtori i “Ambrella” tregoi se për momentin në të dy zyrat kanë 20 punëtorë, përfshirë edhe administratorët.

“Besoj se punëtorët janë në kënaqur. Jam munduar që t’i bëjë të ndihen si në shtëpi. Kanë kushte të mira. Kemi hapësirë për punëtorë të rinj, të cilët duan ndryshe nga kompanitë tjera”, tha Mustafa.

Mustafa gjithashtu ka treguar edhe për bashkëpunimin e ngushtë me Lika Holding AG në tregun evropian, duke e cilësuar si bashkëpunëtor të afërt me të cilët ka arritur rezultate të shkëlqyeshme për shumë vite, deri tani.

Ai theksoi se planet për të ardhme janë që të gjejë më shumë klientë për të shitur produktet e tij.

Mustafa i porositi të rinjtë që të punojnë vazhdimisht dhe të jenë të guximshëm në jetën e tyre, ndërsa udhëheqësit e bizneseve i këshilloi të jenë të kujdesshëm me punëtorët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori