LAJMI I FUNDIT:

Mustafa diskuton me kryetarët e komunave për sfidat në bujqësi

Mustafa diskuton me kryetarët e komunave për sfidat në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një video konferencë me kryetarët e komunave, si dhe me Kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ku u diskutua për sfidat në sektorin e bujqësisë.

Gjatë kësaj video konference, kryetarët e komunave kanë shpalosur para ministrit Mustafa të gjitha kërkesat e fermerëve dhe problemet e tyre, të krijuara gjatë këtij viti nga pandemia COVID-19.


Mustafa theksoi se do të vazhdoj bashkëpunimin mes Ministrisë së Bujqësisë dhe komunave, bashkëpunim ky i domosdoshëm veçanërisht në situatën e krijuar, në mënyrë që të tejkalohen sfidat dhe përkrahja e fermerëve të jetë e vazhdueshme dhe e pandalshme. /Telegrafi/