LAJMI I FUNDIT:

Mustafa dhe ambasadori austriak rinkonfirmuan bashkëpunimin dhe mbështetjen për bujqësinë kosovare

Mustafa dhe ambasadori austriak rinkonfirmuan bashkëpunimin dhe mbështetjen për bujqësinë kosovare

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger, ku ndër të tjera u njoftua edhe me udhëheqësen e re të Zyrës Koordinuese për Bashkëpunim Zhvillimor të Austrisë në Prishtinë (ADA), Sandra Horina.

Mustafa, me këtë rast i njoftoi me proceset zhvillimore në sektorin e bujqësisë, si dhe reformat e vazhdueshme me qëllim të rritjes së përkrahjes për bujqit tanë.


Në anën tjetër, Ambasadori Weidinger dhe udhëheqësja e re e Zyrës Koordinuese për Bashkëpunim Zhvillimor të Austrisë (ADA), Sandra Horina falënderuan ministrin Mustafa për pritjen dhe rikonfirmuan bashkëpunimin në mes të dy shteteve. /Telegrafi/