Fermerët e Komunës së Prishtinës, janë duke i vazhduar veprimtaritë bujqësore në këtë kohë, falë edhe masave të ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila ka lehtësuar qarkullimin e punëve në këtë sektor.
Për të monitoruar nga afër punën që po e bëjnë këta prodhues, sot gjatë ditës ministri në detyrë Besian Mustafa, bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ishte në terren tek disa kultivues bujqësorë të kësaj komune.
“Përmes këtyre vizitave po shohim nga afër gjithë aktivitetin bujqësorë që po bëhet në terren, e po ashtu, në këtë mënyrë dua të jem sa më afër fermerëve për t’i motivuar edhe më tej ata që të vazhdojnë punën për të rritur prodhimtarinë bujqësore, e cila do ta ketë mbështetjen time të plotë. Në kuadër të kësaj mbështetje do të ketë subvencione dhe grante, të cilat do të lehtësojnë dhe do të avancojnë këtë prodhimtari vendore”, tha Mustafa.
Ahmeti e njoftoi Mustafan për punën që po e bën kjo komunë për të përkrahur kultivuesit bujqësorë edhe pas gjendjes së krijuar nga pandemia.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre