LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Ata që rrezikuan marrëdhëniet me SHBA-të, nuk kanë legjitimitet të flasin e veprojnë në emër të Kosovës

Mustafa: Ata që rrezikuan marrëdhëniet me SHBA-të, nuk kanë legjitimitet të flasin e veprojnë në emër të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se subjekti që ai drejton, beson se me SHBA-të, e në bashkëpunim me BE-në mund të përmbyllet procesi i dialogut me njohje reciproke dhe janë të bindur se ata që rrezikuan marrëdhëniet me SHBA-të, nuk kanë legjitimitet të flasin dhe veprojnë në emër të shtetit të Kosovës.

Mustafa thekson se LDK i beson BE-së, sepse e konsideron shtëpi të vetën politike, demokratike dhe ekonomike. Jo se BE është e përkryar.

“LDK ka besim të palëkundur  ë partneritetin e përhershëm me SHBA-të, si aleat strategjik i saj. Beson në shtetin dhe popullin amerikan, që e shpëtoi Kosovën në kohët më vështira. Beson se me SHBA-të, e në bashkëpunim me BE-në mund të përmbyllet procesi i dialogut me njohje reciproke. Ndajmë bindjen se ata që rrezikuan marrëdhëniet me SHBA-të, nuk kanë legjitimitet të flasin dhe veprojnë në emër të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Qytetarë të nderuar,

Ardhmëria e Kosovës është dhe mbetet në integrimet evropiane dhe euroatlantike. Anëtare e BE-së dhe NATO-s dhe në miqësi e partneritet të ngushtë me SHBA-të.

Kemi të drejtë të zhgënjehemi në BE-në dhe në disa vende të BE-së për mosliberalizim të vizave. Kemi të drejtë, po ashtu, të shprehim shqetësimin tonë sesi do ta drejtojë di alogun perfaqësuesi i lartë i BE-së, Borell, i cili Serbinë e cilëson shtet, kurse Kosovën, vetëm, vend që nuk e kanë njohur edhe 5 shtete të BE-së. Ose se, a është më i qëlluari i tij, z. Lajçak, që kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në UNESKO, ai që do të jetë neutral në ndërmjetësimin e dialogut. Ose a është raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, raportuese për krejtë Kosovën apo raportuese e një partie politike të majtë, ashtu siç po sillet!?

Zhgënjimi nuk është humbje e besimit. Besimi në BE dhe institucionet e saj qëndron në orientimin tonë të paluhatshëm dhe pa alternativë të integrimit tonë evropian. Një mik imi thoshte, “edhe nëse na largojnë nga dera, ne hyjmë nga dritarja”.

Askush nuk mund të na largojë nga bindjet dhe përkatësia jonë evropiane dhe euroatlantike. Edhe pa liberalizim të vizave, ne jemi këtu, brenda kufijve evropian, bashkëpunojmë me vendet anëtare të BE-së, instit ucionet e saja, me Partitë Popullore Evropiane (EPP), dhe nuk ndalemi së punuari për të drejtat tona dhe vizionin tonë si qytetarë evropian. Nuk i ndryshojmë bindjet tona politike, si bindje demokratike që janë themeli ynë!

Relacionet , qëndrimet politike dhe besimi në BE-në dhe SHBA-të, qëndrojnë në doktrinën tonë properëndimore. Ato nuk janë fluskula të politikave ditore, se kush është me Thaçin e kush me Kurtin.

Interpretimi i tillë është mënyra më primitive dhe më diletante e rezonimit politik, i kujdoqoftë ai. Edhe i ndonjë diplomati që bindjet e veta i ndërton në ndeja, darka e dreka,me ata që i pēlqenë dhe i flasin ashtu siç ai/ajo do të dëshironte të dëgjoj. I disa mediave apo pjese të shoqerisë civile. I militantëve partiak dhe “rebelëve” partiak.

LDK i beson BE-së, sepse e konsideron shtëpi të vetën politike, demokratike dhe ekonomike. Jo se BE është e përkryar.

LDK ka besim të palëkundur  ë partneritetin e përhershëm me SHBA-të, si aleat strategjik i saj. Beson në shtetin dhe popullin amerikan, që e shpëtoi Kosovën në kohët më vështira. Beson se me SHBA-të, e në bashkëpunim me BE-në mund të përmbyllet procesi i dialogut me njohje reciproke.

Ndajmë bindjen se ata që rrezikuan marrëdhëniet me SHBA-të, nuk kanë legjitimitet të flasin dhe veprojnë në emër të shtetit të Kosovës.

LDK ka dije, kuadro dhe vizion të drejtoj shtetin, të luftoj Pandeminë e pamërshishme, të ballafaqohet me pasojat ekonomike dhe sociale të Covid-19 si dhe të avancoj vendin në rrugën tonë evropiane. Shtëpia nuk mbahet pa miq, thoshte Presidenti Historik, Dr. Rugova; andaj LDK është garancioni për përparim në partneritet, në BE, gjithsesi, me SHBA domosdo”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori