LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: 55% e të rinjve të papunë, mbi 300 mijë aplikime për viza pune në Gjermani

Mustafa: 55% e të rinjve të papunë, mbi 300 mijë aplikime për viza pune në Gjermani

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, thotë se në vendin tonë janë 55 për qind e të rinjve të papunë, ndërsa mbi 300 mijë qytetarë kanë aplikuar për viza vetëm në ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.

Mustafa në profilin e tij në Facebook thotë se shumica e aplikimeve janë për viza pune.


“55% e rinisë sonë e papunë! Çdo ditë bashkëbisedoj me të rinj/reja të papunë ose të punësuar me kushte pune tepër të rënda. Shumica kanë aplikuar për vizë pune, kryesisht në Ambasadën e Gjermanisë, ku presin nga 15-20 muaj rresht për termin vize! Kur pyesin ‘pse kaq gjatë?’ u përgjigjen ‘kemi mbi 300 mijë aplikime për vizë pune!’ Qeveritarët, në vend që të përmirësojnë ekonominë e tregut të lirë, pa korrupsion e nepotizëm, që t’i rrisin rinisë përspektivën dhe shpresën për jetë normale në Kosovë, u bëjnë llafe të kota ‘rrini në Kosovë, s’ka më mirë se këtu’. Bona llaf, bona!”, shkruan Mustafa.

Emigrimi, sinjal jo i mirë për liberalizim të vizave
Lexo po ashtu Emigrimi, sinjal jo i mirë për liberalizim të vizave

Sipas një raporti të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, thuhet se për periudhën 2013-2017 mesatarisht në vit kanë emigruar deri në 35 mijë qytetarë të Kosovës dhe se pjesa dërmuese e emigrimit kishte përfshirë grupmoshat e reja kryesisht 25-44 vjeç.

Përgjatë viteve 2013-2017, nga Kosova, sipas këtyre të dhënave, të cilat kanë si burim Agjencinë e Statistikave të Kosovës, kanë emigruara më shumë se 170 mijë qytetarë. Në këto të dhëna është përfshirë emigrimi i rregullt dhe i parregullt dhe se një numër i konsiderueshëm emigruan duke kërkuar azil. /Telegrafi/