LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: 28 Nëntori ditë e krenarisë që na bashkon

Mustafa: 28 Nëntori ditë e krenarisë që na bashkon

Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, kreu i LDK-së Isa Mustafa, në emër të partisë që udhëheq ka uruar shqiptarët gjithandej në trojet e tyre etnike.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo ditë i bashkon me trashëgiminë e vlerave kombëtare.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, urojë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, gjithandej në trojet e tyre etnike dhe në diasporë për Ditën tonë të Flamurit! Është kjo Ditë e krenarisë që na bashkon me trashëgiminë e vlerave tona kombëtare e shtetërore”, ka shkruar ai.

Mustafa tha le të jetë kjo ditë impuls për arritjet tona të reja.

“Shqiptarë sot më shumë se kurrë më parë mund të krenohen me dy shtete shqiptare, me Shqipërinë e Kosovën, me të arriturat e tyre në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës; me përfaqësimin e tyre në kryeqendrat botërore. Le të jetë kjo ditë impuls për arritjet tona të reja!”, ka përfunduar Mustafa. /Telegrafi/