LAJMI I FUNDIT:

Musliu: VV-ja bojkotoi mbledhjen e komisionit, do të raportonte drejtori i AKI-së lidhur me kërcënimet ndaj Dick Martyt

Musliu: VV-ja bojkotoi mbledhjen e komisionit, do të raportonte drejtori i AKI-së lidhur me kërcënimet ndaj Dick Martyt
Foto: Arkiv

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila njëherësh është kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka njoftuar se mbledhja e sotme e këtij komisioni ka dështuar të mbahet pasi siç ka thënë, është bojkotuar nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën, Musliu tha se këtë mbledhje e kanë thirrur pas raportimeve se shërbimet sekrete serbe kanë planifikuar vrasjen e ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili ka hetuar krimet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, në periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.

Në këtë mbledhje, kryetarja e komisionit tha se do të kërkonte informacione nga drejtori i AKI-së nëse ka qenë në dijeni për këto kërcënime ndaj Martyt dhe se çfarë veprime ka ndërmarrë pas raportimeve në media.


“Pas raportimeve për planifikimin e ekzekutimit të Dick Martyt nga shërbimet sekrete serbe, si kryetare e komisionit kemi kërkuar nga AKI-ja të dimë se çfarë informacione ka ky institucion lidhur me rastin. Edhe pse ishin të ftuar të gjithë anëtarët kjo mbledhje u bojkotua nga VV-ja. Kam kërkuar të dijë nga drejtori i AKI-ja të dijë se a ka qenë në dijeni më herët lidhur me këto kërcënime ndaj Dick Martyt dhe se çfarë veprime ka ndërmarrë pas raportimeve”, tha Musliu para gazetarëve.

Mes tjerash, deputetja e PDK-së tha se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani nuk kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë çështje dhe se nuk janë të gatshëm për të mbrojtur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori