Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, që është edhe anëtare e Komisionit hetimor parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova tha se deputeti Driton Selmanaj i cili sipas saj e ka politizuar komisionin.
Musliu këto deklarata i dha pas mbledhjes së komisionit ku u intervistuan shefi i AKI-së Shpend Maxhuni dhe ish shefi Driton Gashi.
Selmanaj tha se PDK po mundohet ta dëmtojë punën e komisionit ndërsa Musliu tha se kolegu i saj nga LDK nuk e ka lejuar kryetarin e komisionit që të hudhet në votim propozimi i Hajdar Beqës që të dërgohet në zyrën ligjore kërkesa e presidentit për raportin e ekspertit ndërkombëtar.
“Këta e panë që nuk munden me i rezistu këtij vendimi dhe e lëshuan mbledhjen. Presidentin e kanë ftuar gjithmonë kur ka qenë për vizita jashtë vendit. Këto parti nuk mund të mbijetojnë skenës politike. Nuk është mbyllur takimi i rregullt, e ka mbyllur Driton Selmanaj”, tha Musliu.
Sipas saj komisioni është lojë dhe tendencë politike që të bëjnë politikë. I potencova dy kërkesat, presidentit dhe Gashit që të marrin interpretimin.
Musliu thotë se ata nuk janë komision hetimor por komision puro politik.
“E shfrytëzojmë për politikë dhe kjo vjen nga partitë opozitare”, tha Musliu. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE