LAJMI I FUNDIT:

Musk ‘sfidon’ shqiptaren Mira Murati, lanson modelin e parë me Inteligjencë Artificiale

Musk ‘sfidon’ shqiptaren Mira Murati, lanson modelin e parë me Inteligjencë Artificiale

Startupi xAI për Inteligjencë Artificiale në pronësi të Elon Musk do të lansojë modelin e tij të parë me AI për një grup të përzgjedhur të shtunën, deklaroi të premten Musk.

Kjo vjen gati një vit pas debutimit të chatbotit ChatGPT me Inteligjencë Artificiale, që shpejt fitoi popullaritet në mesin e përdoruesve në mbarë botën, transmeton Telegrafi.


ChatGPT u lansua nga kompania OpenAI, ku shefe e teknologjisë në këtë kompani është inxhinierja shqiptare Mira Murati.

Fotografia që po bën xhiron në internet - shqiptarja Mira Murati e ulur pranë Bill Gates gjatë një eventi teknologjik
Lexo po ashtu Fotografia që po bën xhiron në internet - shqiptarja Mira Murati e ulur pranë Bill Gates gjatë një eventi teknologjik

Musk kishte bashkëthemeluar OpenAI në vitin 2018, por u largua nga bordi i kompanisë në vitin 2018.

“Në disa aspekte të rëndësishme, ai (modeli i ri i xAI) është më i miri që ekziston aktualisht”, postoi ai në platformën e tij të mediave sociale X.

Mira Murati po formëson të ardhmen e inteligjencës artificiale – dhe ndoshta edhe tuajën
Lexo po ashtu Mira Murati po formëson të ardhmen e inteligjencës artificiale – dhe ndoshta edhe tuajën

Ndryshe, lansimi i ChatGPT-s bëri që shumë gjigantë teknologjikë të shtyjnë synimet për të ndërtuar modele të ngjashme me Inteligjencë Artificiale; në mesin e tyre janë Meta dhe Google.

Garës, tani iu bashkua edhe miliarderi Musk duke krijuar startupin xAI. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Pse Apple ka probleme me shitjen e kufjeve Vision Pro?

Pse Apple ka probleme me shitjen e kufjeve Vision Pro?

Teknologji
6G po vjen në iPhone: Apple nuk heq dorë nga modemet e veta

6G po vjen në iPhone: Apple nuk heq dorë nga modemet e veta

Teknologji
Kalo në kategori