LAJMI I FUNDIT:

Musk njofton lansimin e chatbotit me Inteligjencë Artificiale të quajtur Grok

Musk njofton lansimin e chatbotit me Inteligjencë Artificiale të quajtur Grok

Elon Musk ka lansuar një chatbot me Inteligjencë Artificiale të quajtur Grok në faqen e tij të rrjeteve sociale X, tani për tani është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e përzgjedhur.

“Në disa aspekte të rëndësishme, është më i miri që ekziston aktualisht”, postoi ai në X, përpara lansimit të tij, transmeton Telegrafi.


Musk thotë se Grok “e do sarkazmën” dhe do t’u përgjigjej pyetjeve me “pak humor”.

Musk 'sfidon' shqiptaren Mira Murati, lanson modelin e parë me Inteligjencë Artificiale
Lexo po ashtu Musk 'sfidon' shqiptaren Mira Murati, lanson modelin e parë me Inteligjencë Artificiale

Megjithatë, shenjat e hershme sugjerojnë se chatboti ka probleme të zakonshme sikurse mjetet e tjera të inteligjencës artificiale.

Modele të tjera refuzojnë t’u përgjigjen disa pyetjeve, për shembull dhënien e këshillave kriminale. Por Musk theksoi se Grok do t’i përgjigjet “pyetjeve pikante që refuzohen nga shumica e sistemeve të tjera të AI-s”.

Në një demonstrim të mjetit të ri, të postuar nga Musk, Grokut iu kërkua një udhëzues hap pas hapi për prodhimin e kokainës. /Telegrafi/