LAJMI I FUNDIT:

Musk: Nëse 2 për qind e pasurisë time do ta zgjidhte problemin e varfërisë në botë, atëherë do t’i shes aksionet e Teslas

Musk: Nëse 2 për qind e pasurisë time do ta zgjidhte problemin e varfërisë në botë, atëherë do t’i shes aksionet e Teslas

Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk i ka reaguar Programit të Kombeve të Bashkuara për Ushqim (WFP), duke thënë se nëse 2 për qind e pasurisë do ta zgjidhte problemin e urisë në botë, atëherë ai do t’i shesë aksionet e kompanisë.

Përmes profilit në Twitter, Musk ka kërkuar shpjegim publik se si shpenzohen paratë.

“Nëse WFP-ja mund të përshkruajë këtë temë në Twitter saktësisht se si 6 miliardë dollarë do ta zgjidhin urinë në botë, unë do të shes aksionet e Teslas tani dhe do ta bëj. Por, duhet të jetë kontabilitet i hapur, në mënyrë që publiku të shohë saktësisht se si shpenzohen paratë”, ka shkruar ai, përcjell Telegrafi.

Ditë më parë, drejtori i WFP-së, David Beasley kishte thënë se “një grup i vogël i multimiliarderëve mund të zgjidhë çështjen e urisë në botë me vetëm një përqindje të vogël të pasurisë”, duke marrë shembullin se si njëri nga ta mund të ishte Elon Musk dhe Jeff Bezos.

“Gjashtë miliardë dollarë për të ndihmuar 42 milionë njerëz, që do të vdisnin nëse nuk i përkrahim. Nuk është e komplikuar”, kishte shtuar Beasley.

Vetëm 2 për qind e pasurisë së Elon Muskut mund ta zgjidhë problemin e urisë në botë
Lexo po ashtu Vetëm 2 për qind e pasurisë së Elon Muskut mund ta zgjidhë problemin e urisë në botë

Dy përqindëshi i pasurisë së Musk prej 289 miliardë dollarë, i bie të ishte 6 miliardë dollarë, që sipas WFP-së është e mjaftueshme për të zgjidhur problemin e urisë në botë. /Telegrafi/