LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 2 për qind e pasurisë së Elon Muskut mund ta zgjidhë problemin e urisë në botë

Vetëm 2 për qind e pasurisë së Elon Muskut mund ta zgjidhë problemin e urisë në botë

Një grup i vogël individësh ultra të pasur mund të ndihmojnë në zgjidhjen e urisë në botë me vetëm një fraksion të vlerës së tyre neto, thotë drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara.

Miliarderët duhet “ndalen tani, vetëm një herë”, tha David Beasley në një intervistë në cnn – duke përmendur veçanërisht dy njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos dhe Elon Musk.


“Gjashtë miliardë dollarë për të ndihmuar 42 milionë njerëz që fjalë për fjalë do të vdesin nëse nuk i arrijmë. Nuk është e komplikuar”, shtoi ai.

Shefi ekzekutiv i Teslas, Musk ka një vlerë neto prej afro 289 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg, që do të thotë se Beasley po kërkon një dhurim prej vetëm 2 për qind të pasurisë së tij.

Vlera neto e miliarderëve amerikanë është pothuajse dyfishuar që nga fillimi i pandemisë, duke qëndruar në 5.04 trilionë dollarë në muajin tetor, sipas grupeve progresive Instituti për Studime Politike dhe Amerikanët për Drejtësinë e Taksave.

Pasuria e Elon Muskut brenda një dite rritet me 36 miliardë dollarë, Tesla arrin vlerën e tregut në 1 trilion dollarë
Lexo po ashtu Pasuria e Elon Muskut brenda një dite rritet me 36 miliardë dollarë, Tesla arrin vlerën e tregut në 1 trilion dollarë

Gjysma e popullsisë së Afganistanit, 22.8 milionë njerëz, përballet me një krizë akute urie, sipas një raporti të WFP të publikuar të hënën. Papunësia e shfrenuar dhe kriza e likuiditetit do të thotë se vendi po kalon në prag të një krize humanitare dhe 3.2 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç janë në rrezik, përfundoi raporti.

Në Etiopi, Programi Botëror të Ushqimit vlerëson se 5.2 milionë njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë ushqimore në rajonin Tigray, ku kryeministri Abiy Ahmed ka udhëhequr një ofensivë të madhe kundër Frontit Çlirimtar të Popullit Tigray (TPLF) që nga viti i kaluar. Mijëra civilë janë vrarë që atëherë, ndërsa më shumë se dy milionë janë zhvendosur. /Telegrafi/