LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Vendimi për produktet serbe, ishte hakmarrje politike e jo strategji (Video)

Mushkolaj: Vendimi për produktet serbe, ishte hakmarrje politike e jo strategji (Video)

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës në raport me mallrat serbe, është një hakmarrje politike.

“Ky vendim vjen si hakmarrje ndaj politikave të Serbisë karshi Kosovës, që nuk duhej të ndodhte”, tha Mushkolaj .


Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se embargoja duhej të ishte si pjesë e një strategjie afatgjate.

“Ne jemi dëshmitarë se si Serbia ka ndërmarrë një ofensivë të madhe politike për të minuar shtetin e Kosovës. Ka paralajmërime edhe për tërheqje të njohjeve tjera…Vendimi është në rregull, por të ishte pjesë e një strategjie afatgjate. Këto nuk janë masa të duhura sepse problemet me Serbinë ne i kemi në vazhdimësi”, tha ai.


Analisti ka thënë se ne si qytetarë është dashur të reagojmë para vendimeve të Qeverisë, në raport me produktet serbe.

“Mbetet te secili prej nesh të tregojmë qëndrimin tonë ndaj produkteve serbe. Ne jemi treguar dashamirë ndaj këtyre produkteve dhe vazhdojmë të jemi konsumatorët më të mëdhenj të tyre sepse ai 400 milionëshi po blihet pikërisht nga qytetarët e Kosovës”, tha Mushkolaj.

Imer Mushkolaj ka thënë se faji për problemet e mallrave serbe mbetet te klasa politike, pasi me vite ky problem ka ekzistuar.

“Masat po merren vetëm kur po na vjen laku në fyt. Të krijohet një strategji afatgjate si ti qaset këtij problem” deklaroi ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori