LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj vlerëson me notë punën e ministrave të Qeverisë

Mushkolaj vlerëson me notë punën e ministrave të Qeverisë

Derisa kanë filluar lëvizjet brenda shumicës parlamentare për ndonjë riformatim të mundshëm të kabinetit qeveritar, analistët kanë dhënë opinionet e tyre për ministrat e suksesshëm dhe ata jo të suksesshëm.

Analisti Imer Mushkolaj si ministra jo të suksesshëm i ka konsideruar atë të Shëndetësisë, Arsimit, Jashtëm dhe Infrastrukturës.


“Në dy sektorë që unë i përcjelli e që janë Shëndetësia dhe Arsimi nuk ka pasur kapërcime të mjaftueshme nga e kaluara. Jam shumë i pakënaqur me ministrin e Shëndetësisë. Latifi mund të jetë profesor shumë i mirë, por është treguar menaxher i dobët ashtu siç është treguar e dobët edhe ministrja e Arsimit. Kam pritur veprime më konkrete nga ta”, tha ai në “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.

Mushkolaj thotë se për nga performanca e dobët në listën e tij e treta renditet Donika Gërvalla.

“Ajo nuk ka arritur që gjatë kësaj kohe të vendos rregull në këtë ministri”.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është i katërti në listën e analistit.

“Cili është dallimi në Ministrinë e Infrastrukturës sa i përket ndryshimit të gjendjes në shumë rrugë të Kosovës që kanë mbetur në gjysmë. Nuk ka asnjë ndryshim për fat të keq”.

I zhgënjyer Mushkolaj është edhe me ministrin e Kulturës.

“Kam pritur më shumë nga ai”.

Fjalë të mira ai ka për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Ajo ka nisur disa iniciative ligjore. Kam vlerësim për këtë ministre edhe sa i përket transparencës nëse krahasohet me ministrat tjerë”.

Vlerësim pak më pozitiv analisti ka për ministrin e  Bujqësisë, Faton Peci.

Mushkolaj shprehet se nuk mohon edhe meritat për ministra tjerë, por sipas tij këto janë perceptime që janë vërejtur nga publiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori