LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Në Kosovë veç pushtetarët jetojnë mirë

Mushkolaj: Në Kosovë veç pushtetarët jetojnë mirë

Në 18-vjetorin e fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi, qytetarët e Kosovës do të duhej të kishin shumë arsye për të festuar. Por, sipas analistëve, zhgënjimi i tyre çdo vit e më shumë po shtohet.

Analisti Imer Mushkolaj tha për Telegrafin se kosovarët janë të zhgënjyer nga qeveritë e korruptuara që e kanë udhëhequr vendin që nga ajo kohë.


Sipas tij, vendi nuk është zhvilluar ashtu, siç shpresonim 18 vite më parë.

Po të pyeteshin kosovarët në atë kohë, sipas tij, ata do të jepnin përgjigje optimiste se si do e parashikojnë Kosovën pas 18 vitesh.

“Qeveritë e korruptuara që e kanë udhëhequr vendin që nga paslufta kanë bërë që njerëzit të ndihen të zhgënjyer – vendi nuk është zhvilluar ashtu siç ata kanë shpresuar. Po të pyeteshin kosovarët më 1999 se si e parashikojnë të jetë Kosova më 2017, me siguri do të jepnin përgjigje shumë më optimiste. Por, fatkeqësisht, sot ata kanë mendime të tjera, sepse gjatë gjithë kësaj kohe jeta e tyre nuk është bërë e mirë, siç e kanë menduar, pavarësisht se e gëzojnë lirinë e pavarësinë”, tha ai për Telegrafin.

Sipas Mushkolajt, jeta e mirë iu është bërë vetëm pushtetarëve.

“Jeta e mirë iu është bërë vetëm pushtetarëve, atyre që e kanë shfrytëzuar pozitat për t’u pasuruar, e jo për t’ua bërë më të mirë jetën të tjerëve. Sot Kosova mbetet vendi i vetëm i izoluar në Evropë, më i varfri dhe me papunësinë më të madhe. Askush me mendje të shëndoshë nuk ka arsye për festë. Por, falënderimet për NATO-n nuk mungojnë”, u shpreh ai.

Njëjtë si Mushkolaj nuk mendon njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami.

Islami në një prononcim për Telegrafin ka thënë se vendi ka përparime në zhvillimin, avancimin dhe profesionalizmin e policisë, FSK-së dhe AKI-së.

Ai tha se Kosovën e gjen me ngritjen e kapaciteteve të sigurisë të cilat mund të krahasohen ne aspektin profesional me vendet fqinje por edhe më gjerë.

“Si sot 18 vite, UÇK-ës i është bashkuar aleanca më e fuqishme ushtarake në botë NATO. Pas dëbimit të forcave militare e paramilitare serbe nga Kosova , filluan që ndërtohen edhe institucionet e sigurisë së Kosovës me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Sot vendi ynë ka bërë përparime në zhvillimin, avancimin dhe profesionalizmin e policisë, FSK-së dhe AKI-së, tri shtylla të rëndësishme që po kontribuojnë në ruajtjen paqes dhe sigurisë në vend. Pra pas 18 viteve Kosovën e gjen me ngritjen e kapaciteteve të sigurisë të cilat mund të krahasohen ne aspektin profesional me vendet fqinje por edhe më gjerë”, tha Islami. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori