LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Lëvizja e xhandarmërisë serbe afër Kosovës, kërcënim i zakonshëm nga Vuçiqi

Mushkolaj: Lëvizja e xhandarmërisë serbe afër Kosovës, kërcënim i zakonshëm nga Vuçiqi

Analisti Imer Mushkolaj i ka quajtur të zakonshme lëvizjet e xhandarmërisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

Mushkolaj në “Debat Plus” ka thënë se nuk është hera e parë që Vuçiq dërgon njësitet e xhandarmërisë afër kufirit me Kosovën.


“Vazhdimisht kur ka pasur tensione në veri ka pasur lëvizje nga ushtria serbe. Kjo është edhe në funksion të kërcënimit që Vuçiq bënë në drejtim të Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti ka vlerësuar sjelljen e policisë së Kosovës karshi provokimeve të serbëve të grumbulluar.

“E kuptoj se Policia e Kosovës ka qenë në pozitë të vështirë. Një territor i tillë sigurisht se është armiqësorë për Policinë e Kosovës, por ata kanë arritur të ruajnë profesionalizmin”.

Mushkolaj ka thënë se megjithatë njësitet speciale nuk mund të qëndrojnë përgjithmonë në atë vend dhe duhet gjetur një zgjidhje për t’u qetësuar situata.

Ai thotë se megjithatë kjo çështje nuk do të bllokojë dialogun por përkundrazi do t’i jep atij një dinamikë të re./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori