LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Kurti po thirret në votat popullore për Vjosa Osmanin, por edhe Hashim Thaçi ishte më i votuari në popull kur u zgjodh president

Mushkolaj: Kurti po thirret në votat popullore për Vjosa Osmanin, por edhe Hashim Thaçi ishte më i votuari në popull kur u zgjodh president

Në “Debat Plus” janë komentuar zhvillimet e reja politike që lidhen me ftesën e Kurtit dhe Osmanit për një bashkëpunim ndërpartiak në ndërtimin e institucioneve të reja.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se konsultimet që i kanë ftuar Kurti me Osmanin lidhen me postin e presidentit e jo me diçka tjetër.

“Kurti tashmë e ka bërë të qartë se nuk do të bëjë koalicione me ndonjë parti shqiptare. Edhe fokusi i takimit të sotëm por edhe i takimeve të ardhshme do të jetë tema e presidentit”.

Mushkolaj thotë se megjithatë Kurti para pesë viteve ishte në sheshe duke protestuar kundër zgjedhjes së Thaçit si president.

“Zoti Kurti tash po kërkon mbështetje për zonjën Osmani dhe mund të thotë se ajo e ka legjitimitetin pasi i ka votat e qytetarëve, por nuk është se edhe zoti Thaçi nuk ka pasur mbështetje në atë kohë…Ky është një mësim edhe për zotin Kurti por edhe për zonjën Osmani se si duhet të sillen në situata të caktuara edhe kur janë në opozitë. Pra mund të them se Albin Kurti nuk është modeli më i mirë i opozitarizmit për formimin e institucioneve”.

Mushkolaj thotë se megjithatë opozita e re që pritet të jetë në Kuvendin e Kosovës nuk duhet ta ndjek rrugën e  Albin Kurtit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori