LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Halil Berisha nuk po dëshmon kundër krerëve të UÇK-së, po dëshmon punën e tij si gazetar

Mushkolaj: Halil Berisha nuk po dëshmon kundër krerëve të UÇK-së, po dëshmon punën e tij si gazetar
Foto: Arkiv

Ish-gazetari i Infokus-it, Halil Berisha është duke dhënë dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, në seancën gjyqësore që po mbahet ndaj Nasim Hradinajt dhe Hysni Gucatit.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë që opinioni duhet ta kuptoj që gazetari Halil Berisha nuk është në Hagë në cilësinë e dëshmitarit por se ai ka qenë i obliguar.


“Është e rëndësishme që opinioni me e kuptu që ish-gazetari i Infokus-it, Halili nuk është në Hagë në cilësinë e dëshmitarit kundër të krerëve të organizatës së OVL-UÇK, por është shumë e rëndësishme me e qartësu, ai nuk po dëshmon kundër tyre, ai nuk po dëshmon kundër askujt, por ai është i obliguar, ka qenë i obliguar duke u bazuar në procedurat përkatëse të gjykatës të dëshmojë atje për punën e tij si gazetar në raport me dokumentet që OVL-UÇK i ka bërë publik”, ka thënë Mushkolaj.

Gjithashtu Mushkolaj ka thënë se kolegu ynë në Hagë nuk po dëshmon kundër krerëve të UÇK-së por po shpreh një qëndrim të tij profesionist.

“Kolegu ynë është në Hagë për ta kryer një obligim pasi që është i shtrënguar apo i detyruar nga gjykata që të jap versionin e tij karshi dokumenteve që gazetari nuk i ka bërë publike por OVL-UÇK i ka shfaq publikisht dhe ai atje nuk po dëshmon kundër krerëve të UÇK-së por po shpreh një qëndrim të vetin profesionist karshi situatës në të cilën është gjendur muaj më parë”, ka thënë ai.

Gazetari Halil Berisha, nuk është duke dëshmuar për luftën, UÇK-në, apo kundër krerëve të OVL-UÇK-së, por thjeshtë si gazetar që mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga OVL-UÇK-ja, ku u bënë publike dosjet e Gjykatës Speciale. /Gazeta Infokus/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori