LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj dhe Ramiz Shala përplasen për rastin “Lushtaku”

Mushkolaj dhe Ramiz Shala përplasen për rastin “Lushtaku”

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes ish-drejtorit për Gjeodezi në Komunën e Skenderajt, Ramiz Shala dhe analistit Imer Mushkolaj në emisionin ‘Debat Plus’ për rastin “Lushtaku”.

Ramiz Shala – ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skenderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media.


Sipas tij, e vërteta nuk është thënë akoma, sepse në këtë vend gjykata kompetente nuk e ka thënë të vërtetën ende.

“Në rastin përkatës me datën përkatëse, ka ndodhur një prej veprave penale e që janë të përfshirë tre qytetarë e dy policë, në raste të tilla mediat janë pasqyra, në të cilat duhet të pasqyrohet e vërteta bazuar në fakte”, ka thënë Shala, në RTV Dukagjini.

30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun, deklaratat rreth rastit dhe njoftimi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë
Lexo po ashtu 30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun, deklaratat rreth rastit dhe njoftimi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë

Sipas tij, bazuar në raportit zyrtar të Prokurorisë së Shtetit, në 24 orët e fundit, ka shumë raste dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë, dhe siç thotë ai, asnjëra nuk është prezentuar në media.

Ndërsa për këtë ka replikuar analisti Imer Mushkolaj, i cili ka thënë se Nuredin Lushtaku, është person publik, interesi më i madh i mediave është se çfarë ndodh me personat publikë.

Sipas Mushkolajt, ka interes të madh publik të dihet se çfarë ka ndodhur në këtë ngjarje e jo të relativizohet ngjarja që sipas tij po e bën Shala.

” Zotëri Lushtaku është person publik, lum na që e kemi”, ka thënë Shala duke iu kundërpërgjigjur Mushkolajt.

Ndërsa Mushkolaj ka thënë se Shala nuk është personi kompetent që tregon se çfarë duhet të publikohet në media.

Sipas tij, Shala po e relativizon ngjarjen, duke mos qenë pronar i së vërtetës. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori