LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Asociacioni të themelohet, por pa kompetenca ekzekutive

Mushkolaj: Asociacioni të themelohet, por pa kompetenca ekzekutive

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të themelohet sipas Kushtetutës së  Republikës së Kosovës. Kjo është temë e cila duhet trajtuar me shumë kujdes, ndërsa nuk duhet të ketë assesi kompetenca ekzekutive. Kështu vlerësojnë për Telegrafin zyrtarë të partive politike, si dhe njohës të kësaj fushe.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka potencuar se Asociacioni është temë e cila duhet të trajtohet me kujdes.

Sipas tij, askush s’duhet të pretendojë të bëjë shtet brenda Kosovës përmes këtij organizmi, i cili s’duhet të jetë asgjë më shumë se një organizatë joqeveritare.

“Dialogu është i pa alternativë. Duhet të agjendohet me tema, afate dhe me kushtin kryesor, përkatësisht njohjen reciproke. Asociacioni është temë e cila duhet të trajtohet me kujdes dhe kurdo që të ndodhë të jetë sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës.  Mbi të gjitha, askush s’duhet të pretendojë të bëjë shtet brenda Kosovës përmes këtij organizmi i cili s’duhet të jetë asgjë më shumë se sa një organizatë joqeveritare”, ka thënë Lekajpër Telegrafin.

Edhe njohësi i kësaj fushe Imer Mushkolaj, ka bërë të ditur për Telegrafin se Brukselit duhet t’i bëhet e qartë se Asociacioni duhet të krijohet sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Themelimi i Asociacionit është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës dhe duhet të ndodhë. ështja është se si do të krijohet dhe çfarë kompetencash do të ketë. Institucionet e vendit nuk duhet të pranojnë që të ketë kompetenca ekzekutive dhe Brukselit duhet t’i bëhet e qartë se do të krijohet sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Mushkolaj.

Ndryshe, themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe i është kërkuar Kosovës gjatë takimit të zhvilluar në mes të dy presidentëve në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori