LAJMI I FUNDIT:

Mushkëri për çdo shtëpi: Tri lule të cilat pastrojnë ajrin nga helmet, patjetër duhet t’i keni në dhomë!

Mushkëri për çdo shtëpi: Tri lule të cilat pastrojnë ajrin nga helmet, patjetër duhet t’i keni në dhomë!

Jo vetëm që janë të mira për përmirësimin e cilësisë së ajrit, por edhe eliminojnë helmet, avujt kimikë, mikrobet nga ajri, sporet e mykut, por krahas kësaj edhe sjellin lagështinë e ajrit në nivel të përshtatshëm.

Lulet zakonisht i mbajnë në dhomën e ditës dhe në korridor, mirëpo të gjitha që u thanë më sipër është arsye që ndonjë syresh ta vendosni në dhomën e gjumit!


Derisa jeni në gjumë, truri pushon dhe ka nevojë për ajër cilësor, ndërkaq këto tri lule janë më të mirat kur është fjala për lulet për dhomën e gjumit! – transmeton Telegrafi.

Dihet se bimët përmes fotosintezës janë në gjendje të përthithin dyoksidin e karbonit dhe të lëshojnë oksigjen por kjo nuk është gjithçka.

Shumica prej tyre, arrijnë të neutralizojnë substancat organike që janë të pranishme në vendbanimet  tona falë enzimave të quajtura ndryshe metilotrofe. Ja disa prej tyre:

1. Zambaku i gjelbër (Chlorophytum comosum)

Nëse është për t’i besuar hulumtimeve të cilat i ka bërë NASA, zambaku i gjelbër mund të pastrojë ajrin nga formaldehidët, bashkim i rrezikshëm kimik i cili mund të shkaktojë kancerin, madje për 90 për qind.

Kjo lule e bukur gjithashtu thith edhe aromat edhe avujt, por edhe përmirëson cilësinë e gjumit, duke pasur parasysh që rregullon nivelin e oksigjenit në dhomë.

2. Gjuha e vjehrrës (Sansevieria trifasciata)

Kjo bimë ka forcë të pabesueshme që të shndërrojë dyoksid karbonin në oksigjen gjatë natës!

Si edhe zambaku i gjelbër, edhe gjuha e vjehrrës gjithashtu thith formaldehidët e dëmshëm, të cilët gjenden në ngjyrat e mureve, në mjetet për mirëmbajtje të mobilieve, në filtra të ndryshëm të aparateve…

3. Fiku i shenjtë (Ficus religiosa)

Është në gjendje të absorbojë tërë dyoksid karbonin nga shtëpia gjatë natës dhe merr pjesë në fotosintezë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

Stil
Kalo në kategori