LAJMI I FUNDIT:

Musaka me presh e kërpudha

Musaka me presh e kërpudha

Recetë e veçantë dhe plotë shije

Përbërësit:


500 g mish i bluar viçi,
▪ 100 gramë kaçkavall,
▪ 800 gramë presh,
▪ 300 gramë kërpudha,
▪ 2 dl ajkë,
▪ 4 dl qumësht,
▪ 3 vezë,
▪ 1 kokë qepë,
▪ 1,5 dl lëng domatesh,
▪ 200 gramë makarona,
▪ 1 lugë majdanoz i grirë,
▪ 5 lugë gjelle vaj,
▪ rigon, erëza të përziera,
▪ kripë,
▪ piper i zi

Përgatitja:

Qepa pritet në kube, preshi pritet në rrathë, ndërsa kërpudhat priten në rriska të holla.

Preshi dhe kërpudhat zihen pakëz në ujë me kripë, e pastaj kullohen

Makaronat zihen në enë të veçantë, në ujë me kripë, e pastaj edhe ato kullohen.

Në pak vaj kaurdiset qepa, sa të zbutet, e pastaj shtohet mishi i bluar dhe edhe ai kaurdiset pakëz. Pastaj gradualisht shtohet lëngu i domateve dhe kaurdiset derisa të zbutet mishi dhe derisa të shterë lëngu tepërt. Nga fundi i kaurdisjes shtohen rigoni dhe erëza sipas shijes.

Ena rezistuese ndaj zjarrit lyhet me vaj dhe fundi i enës mbulohet me gjysmën e kaurdisjes me presh e kërpudha. Pastaj shtrihet gjysma e mbushjes me mish dhe mbushja mbulohet me makaronat e zier. Përmbi makarona shtrihet mbushja e mbetur me mish dhe përfundohet me përzierjen e preshit dhe të kërpudhave.

Në enë të veçantë tunden qumështi dhe vezët. Kjo përzierje derdhet mbi musakanë e përgatitur. Musakaja piqet, derisa të skuqet, në furrën e nxehtë paraprakisht në 200°C.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/