LAJMI I FUNDIT:

Murtezaj: 12 mijë punëtorë kanë lidhur kontrata pune për të përfituar kompensim page

Murtezaj: 12 mijë punëtorë kanë lidhur kontrata pune për të përfituar kompensim page

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj ka dhënë detaje në lidhje me numrin e punëtorëve që kanë lidhur kontrata të reja për të përfituar nga pako emergjente e qeverisë.

Murtezaj për RTV Dukagjinin ka thënë se ATK është duke zhvilluar aktivitete për të zbuluar punëtorët që punojnë pa kontrata pune.

“Nuk është një aktivitet e jashtëzakonshëm. Aktivitete të tilla mbahen vazhdimisht në baza ditore apo vjetore. Njëra nga objektivat e planit të punës është zbulimi i punëtorëve që punojnë pa kontrata pune”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i ATK-së ka folur edhe për numrin e punëtorëve që kanë qenë pa kontrata e që kanë aplikuar për të përfituar kompensimin prej 130 eurove që e ofron qeveria përmes pakos emergjente.

“Deri në këto momente kemi rreth 12 mijë të punësuar që kanë paraqitur kërkesa për t’u kompensuar në bazë të pakos emergjente. Kur kanë mbetur edhe një javë për të aplikuar për këtë masë, bazuar në trendet që janë pritet të ketë rreth 15 mijë punëtorë të tillë do të punësohen me kontrata të reja”.

Murtezaj thotë se është e vështirë të dihen nëse këta janë punëtorë ekzistues apo të ri pasi sipas tij janë disa punë sezonale si sektori i ndërtimtarisë që gjatë muajve të dimrit nuk punojnë./Telegrafi/