Nën organizimin e Akademisë Diplomatike të Kosovës të MPJ-së dhe Qendrës Evropiane për studime të sigurisë George C. Marshall, është mbajtur sot seminari “Strategjia dhe siguria ndërkombëtare”.
Me këtë rast zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, duke kujtuar faktin se Republika e Kosovës është anëtare e koalicionit global kundër terrorizimit, ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar në fushën e sigurisë ndërkombëtare duke bashkëpunuar me mekanizmat e sigurisë.
“Vizioni ynë është promovimi i paqes, i stabilitetit në rajon dhe avancimi i raporteve me NATO-n”, ka deklaruar Murtezaj.
Derisa ka theksuar progresin e arritur në sferën e sigurisë ndërkombëtare, ai ka përmendur faktin se përgjatë dhjetë muajve asnjë qytetar nga Kosova nuk ka marrë pjesë në luftërat e huaja e kjo është bërë e mundur falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.
“Ky është një sukses që është bërë i mundshëm përmes komunikimit të ngushtë dhe bashkëpunimit me partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë dhe shtetet të tjera”, është shprehur Murtezaj, derisa ka falënderuar Qendrën Marshall për kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e kapaciteteve me qëllim të përballjes së sfidave të sotme.
Për rëndësinë e sigurisë ndërkombëtare ka folur edhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Weits.
Ajo në emër të shtetit të saj ka theksuar se në këtë kohë kur bota po përballet me sfida të ndryshme, Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë integrimin evropian të Kosovës edhe në aspektin e sigurisë ndërkombëtare.
“Gjermania do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për integrimin evropian të Kosovës. Kjo nënkupton njëkohësisht integrimin në arkitekturën e sigurisë evropiane, ndërsa terrorizmi ndërkombëtar, shteti islamik, migrimi dhe ndryshimet klimatike janë disa nga sfidat globale, me të cilat po ballafaqohemi ne sot”, është shprehur ambasadorja Weits.
Nga ana tjetër, zëvendësshefja e misionit në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Colleen Hyland, ka theksuar se krijimi i një bote të sigurt dhe paqësore është qëllimi i përgjithshëm, për të cilën SHBA-të do të vazhdojë të kontribuojë në këtë drejtim.
“Ne të gjithë jemi të angazhuar për të krijuar një botë më paqësore dhe të qëndrueshme dhe SHBA-të janë të përkushtuara për këtë, pasi që ofrimi i një ambienti të sigurt është çelësi kryesor për përmirësimin e kualitetit të jetës të të gjithë qytetarëve”, ka thënë Hyland. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Qeveria e Mickoskit me zv.kryeministër të afërt me Moskën dhe tre gra ministre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/mickoski-3-380x233.png)
Qeveria e Mickoskit me zv.kryeministër të afërt me Moskën dhe tre gra ministre
![Shqipëria si një Toskanë e vogël, priten përmirësime në ligjin për agroturizmin dhe investimet në zonat rurale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/fshati1-380x233.jpg)
Shqipëria si një Toskanë e vogël, priten përmirësime në ligjin për agroturizmin dhe investimet në zonat rurale
![Aksidentohet një katërçikletë në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, lëndohen dy persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/SPB-Tetove-780x439-1-380x233.png)
Aksidentohet një katërçikletë në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, lëndohen dy persona
![Paraqitja e Nasim Haradinajt në media, Gjykata Speciale ia jep paralajmërimin e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/nasim-haradinaj-380x233.jpg)
Paraqitja e Nasim Haradinajt në media, Gjykata Speciale ia jep paralajmërimin e fundit
![Ramadani: Ivan Stoilkoviq është një nga rrezikuesit e paqes në Ballkan, nuk duhet të jetë ministër në qeverinë e Maqedonisë së Veriut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/foto-1-380x233.jpg)
Ramadani: Ivan Stoilkoviq është një nga rrezikuesit e paqes në Ballkan, nuk duhet të jetë ministër në qeverinë e Maqedonisë së Veriut
![Izraeli dhe Kosova zyrtarizojnë heqjen e vizave për qytetarët kosovarë, sot nënshkruhet marrëveshja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/ceremonia-e-nenshkrimit-te-Marredhenieve-Diplomatike-mes-Kosoves-dhe-Izraelit-online-foto-Ridvan-Slivova-6-380x233.jpg)
Izraeli dhe Kosova zyrtarizojnë heqjen e vizave për qytetarët kosovarë, sot nënshkruhet marrëveshja
![Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/arjeta-puca-shota-380x233.jpg)
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
![Një plumb në telefon ia shpëtoi jetën gazetarit Smith - britaniku rikthehet në Kosovë me rrëfim emocional për raportimet që kishte bërë në Prekaz](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Smith-380x233.png)
Një plumb në telefon ia shpëtoi jetën gazetarit Smith - britaniku rikthehet në Kosovë me rrëfim emocional për raportimet që kishte bërë në Prekaz
![Dalin pamjet nga tuneli i Llogorasë, hapet më 5 korrik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/tuneli-i-llogarase-380x233.png)
Dalin pamjet nga tuneli i Llogorasë, hapet më 5 korrik
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![UEFA fillon procedurat disiplinore ndaj Serbisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-euro-2024-1-380x233.png)
UEFA fillon procedurat disiplinore ndaj Serbisë
![Çfarë tha Stoltenberg teksa theksoi se NATO është në bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/61142697_605-380x233.jpg)
Çfarë tha Stoltenberg teksa theksoi se NATO është në bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie?
![“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/ancelotti-380x233.png)
“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar
![Mbappe me huqjen më të madhe deri më tani në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/mbappe-4-380x233.png)
Mbappe me huqjen më të madhe deri më tani në Euro 2024
![Presidenti i UEFA-s thotë atë që po e thonë të gjithë për yllin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/yamal-380x233.png)
Presidenti i UEFA-s thotë atë që po e thonë të gjithë për yllin e Barcelonës
![Loredana nuk përmbahet - publikon fotografi intime nga pushimet me të dashurin gjerman](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_37-5-380x233.png)
Loredana nuk përmbahet - publikon fotografi intime nga pushimet me të dashurin gjerman