LAJMI I FUNDIT:

Murtaja bubonike arrin në SHBA, konfirmohet rasti i parë në Colorado – sëmuret një burrë pas pati kontakt me ketrin e infektuar

Murtaja bubonike arrin në SHBA, konfirmohet rasti i parë në Colorado – sëmuret një burrë pas pati kontakt me ketrin e infektuar

Në Colorado të SHBA-ve është regjistruar rasti i parë me murtajë bubonike, kurse i sëmuri është një burrë që ka pasur kontakt me një ketër të infektuar, shkruan New York Post.

Zyrtarët shëndetësorë theksojnë se nuk ekziston ndonjë rrezik i rritur për shëndetin publik, por u bëjnë apel qytetarëve që të mos konsumojnë apo prekin ushqim të brejtësve, transmeton Telegrafi.


Sipas tyre virusi bartet shumë lehtë, e burri i infektuar raportohet se është në gjendje më të mirë shëndetësore prej se është hospitalizuar.

Autoritetet në qytetin e rajonit të Mongolisë së Brendshme në pjesën veriore të Kinës, në fillim të korrikut lëshuan alarmin pasi ishin raportuar disa raste me murtajën bubonike. /Telegrafi/