Ambasada e Austrisë në Kosovë ka bërë të ditur se murtaja afrikane e derrave (MAD) vazhdon të përhapet në Evropë dhe paraqet një rrezik të madh për bujqësinë vendase dhe popullatat e derrit të egër.
Në këtë drejtim, sipas një njoftimi, aktualisht MAD është shumë aktive në disa vende të Ballkanit.
Andaj, thekson njoftimi, “për të parandaluar futjen e kësaj sëmundjeje shumë ngjitëse të kafshëve në Austri, do të ketë një kontrollim të shtuar të trafikut të udhëtimeve gjatë javëve të ardhshme”.
Ambasada austriake më tej sjell një paralajmërim të ministrit për financa Magnus Brunner, i cili bashkë me Doganën austriake, Ministrinë për çështje sociale, shëndet, kujdes dhe mbrojtjen e konsumatorit, Entin federal për shëndetit e konsumatorit dhe Agjensionit për shëndet dhe siguri ushqimore, do të ndërmarrin aksione specifike kontrolli gjatë Krishtlindjeve.
Qëllimi, siç thuhet më tej, është “të krijohet ndërgjegjësimi, veçanërisht tek udhëtarët, se marrja e mishit nga vendet jo anëtare të BE-së është e ndaluar dhe kontrollohet nga doganat”, thotë Brunner.
Në njoftimin e Ambasadës së Austrisë thuhet se derrat e egër dhe njerëzit janë bartësit kryesorë të infeksionit me virus, i cili në të shumtën e rasteve është fatal për derrat e infektuar shtëpiak dhe derrat e egër.
“Virusi nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut. Megjithatë, statusi i Austrisë si vend ‘pa MAD’ është i rëndësishëm, sepse statusi i lartë shëndetësor i kompanive vendase siguron eksportin e kafshëve të shëndetshme dhe produkteve shtazore, prandaj edhe është një faktor i rëndësishëm ekonomik. Për këtë arsye është e rëndësishme që të merren masa për të parandaluar futjen e MAD në Austri. Kjo kryesisht shkon në të mirë të pronarëve të kafshëve të cilët do të prekeshin veçanërisht nga përhapja e sëmundjes në Austri dhe do të duhej të përballeshin me dëme të mëdha ekonomike”, thuhet më tej në njoftim.
Andaj, theksohet më tej, produktet e mishit të derrit ose sallame të prodhuara privatisht nga vendet jo anëtare të BE-së, janë të ndaluara.
“MAD është aktualisht shumë aktive, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë. Meqë jemi në prag të festave të fundvitit dhe shumë udhëtime do të realizohen nga vendet e lartpërmendura, theksojmë shprehimisht rrezikun e futjes së virusit në Austri përmes mishit të derrit ose produkteve tjera nga mishi i derrit, të sjella me vete. Ndalohet marrja me vete e produkteve të tilla (përfshirë: mishin e tharë, produktet e sallamit, produkte tjera të mishit, etj.) nga vendet jo anëtare të BE-së. Nga shtetet anëtare të BE-së, mund të sjellen sasi për përdorim shtëpiak, me kusht që prodhuesi t’i është nënshtruar inspektimit të duhur institucional e veterinar në vendin e origjinës, gjë që supozohet në çdo rast për produktet që shiten në baza të rregullta (p.sh. mallrat e supermarketeve)”.
Megjithatë, vë në pah njoftimi, mishi ose produkte tjera të ishit të derrit, veçanërisht ato nga prodhimi privat që nuk i janë nënshtruar kontrolleve zyrtare, përbëjnë një rrezik të madh për popullatën e kafshëve austriake, sepse këto produkte mund të përmbajnë virusin MAD.
“Nëse këto hahen nga kafshët shtëpiake (depozitimi i gabuar, ushqyerja), shkaktohet një infeksion që mund të përhapet shpejt nëpër popullatën e derrave dhe të ketë pasoja të rënda për kafshët e egra dhe bizneset bujqësore”.
“Murtaja afrikane e derrave nuk është paraqitur ende në Austri. Megjithatë, për shkak të rasteve të shumta në Evropën Jugore, rreziku i futjes së virusit është shumë i lartë”, thekson ministri i shëndetësisë Johannes Rauch.
Për të identifikuar në fazë të hershme shpërthimet e sëmundjes tek popullata e derrave të egër, ai gjithashtu apelon tek qytetarët: çdokush që hasë në derra të egër të ngordhur dhe të dyshuar si të sëmurë, në gjithë Austrinë, janë ligjërisht të obliguar të raportojnë gjetjet tek autoritetet veterinare.
“Ju lutemi të jepni një kontribut të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të kafshëve lokale vendore dhe mos sillni ushqime me mish derri shtëpiak apo derrash të egër, që janë therur në kushte shtëpiake. Mbetjet e mishit dhe salsiçeve hidhini vetëm në kontenjerë të qëndrueshëm mbeturinash dhe të mbyllur; sipas mundësive shmangni çdo kontakt me derrat shtëpiak dhe derrat e egër në vendet e prekura nga virusi. Aksioni i koordinuar i kontrollit dhe inspektimit nga Dogana, Ministria e shëndetësisë, Agjensionit federal për shëndetin e konsumatorit dhe Agjensionit për shëndet dhe siguri ushqimore, është një prej shumë masave për të parandaluar futjen e Murtajës Afrikane të Derrave në Austri. Udhëtarët ndërgjegjësohen më shumë për faktin se ata vetë janë transportues të mundshëm dhe mallrat e importuara ilegalisht do të konfiskohen. Sa më herët të identifikohet një shpërthim, aq më shpejt mund të frenohet”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët
Reshje shiu në gjithë vendin, temperaturat maksimale bien për disa gradë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur