LAJMI I FUNDIT:

​Murphy përmend Asociacionin: Normalizimi do të çojë te njohja e ndërsjellë

​Murphy përmend Asociacionin: Normalizimi do të çojë te njohja e ndërsjellë

Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, kanë kërkuar që Serbia të mos e pengojë Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ata janë pritur në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas së cilit kanë theksuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas tyre është çështje që duhet të përfundojë këtë vit.


Para gazetarëve, kryeministri Kurti ka thënë se në takimin me dy senatorët amerikanë kanë diskutuar edhe për zhvillimet në vend, qeverisjen dy-vjeçare dhe synimet përpara.

“Bashkëbiseduam edhe për raportet me fqinjin tonë verior Serbinë dhe rezultatet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, me theks të marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit. Ato përbëjnë avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe janë platformë dhe mundësi për normalizim të plot të tyre. Prandaj, na duhet zbatim i tërësishëm, i shpejtë dhe pa kushtëzime”, ka thënë Kurti.

Senatori Chris Murphy ka thënë se nuk është rastësi që kanë nisur vizitat në rajon pikërisht këtu, duke shtuar se nuk kanë mik më të mirë se Kosovën.

Kurti pas takimi me senatorët amerikanë: Na duhet zbatim i tërësishëm, i shpejtë dhe pakushtëzime i Marrëveshjes Bazike
Lexo po ashtu Kurti pas takimi me senatorët amerikanë: Na duhet zbatim i tërësishëm, i shpejtë dhe pakushtëzime i Marrëveshjes Bazike

“Keni parë një rritje të jashtëzakonshme ekonomike dhe në investimeve të huaja këtu në Kosovë. Faleminderit për zotimin për ta luftuar korrupsionin dhe për përkushtimin e sundimit të ligjit dhe jemi me juve gjatë gjithë kohës. Patëm një bisedë të mirë për dialogun, të sinqertë, na vjen shumë mirë për marrëveshjen që keni arritur me Serbinë. E dimë që këto kanë të bëjnë me disa zgjidhje të vështira për të dyja palët. Serbia duhet të ndalojë që të mos pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Mendojmë se është e kuptueshme që të lejohet që komunat me shumicë serbe të kenë mundësinë për të bashkërenditur shërbimet që i ofrojnë. Koha ka shumë rëndësi, është viti që duhet të kryhet kjo çështje dhe që të mundësohet lëvizja drejt normalizimit, e cila do të çojë te njohja e ndërsjellë”, ka thënë ai.

Edhe senatori Gary Peters ka theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes mes Serbinë.

“Jemi të inkurajuar nga marrëveshja e cila është arritur dhe zbatimi është një prej çështjeve kryesore që duhet të mundësojë atë. Sa i përket edhe marrëdhënieve lidhur me forcat e armatosura, nuk ka asnjë dyshim që kemi një marrëdhënie të shkëlqyer mes ShBA-së me Kosovën. Çfarëdo incidenti ndërkombëtar apo të tjerë, ku ka nevojë që aleatët të bashkohen, vendi juaj gjithmonë ngrit dorën dhe jeni ndër të parët që ngritni dorën për të punuar me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, nuk është kurrfarë befasie që jeni ndër partnerët kryesor sa i përket ushtrimit fushor”, ka theksuar ai.

Senatorët amerikanë gjatë ditës kanë takuar edhe presidenten, Vjosa Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori