LAJMI I FUNDIT:

“Muri i madh i Alpeve”: Hidhjani një sy njërës ndër fortifikimeve më të mëdha të Evropës

“Muri i madh i Alpeve”: Hidhjani një sy njërës ndër fortifikimeve më të mëdha të Evropës

Nëse vizitoni Alpet italiane, mos humbisni rastin të shkoni edhe deri në Torino dhe të kënaqeni me arkitekturën e mrekullueshme dhe me kuzhinën e Italisë Veriore

Nëse e doni aventurën, mund të bëni ski në vendin e Alpeve, Sestriere, pastaj, meqë jeni aty, patjetër ngjitni 2.500 shkallë deri te Kalaja Fenestrelle, perlë e fshehur e Italisë e cila ruan historinë shumëshekullore, transmeton Telegrafi.


Kalaja Fenestrelle gjendet brenda Parkut Kombëtar Orsiera-Rocciavrè dhe shtrihet në 130 hektarë.

Paraqet një ndër strukturat më të mëdha të fortifikuara në Evropë dhe përbëhet nga tri fortifikime kryesore, por edhe nga shumë pjesë të tjera: kisha, kuzhina, kazerma, istikame, bedena, depo, pallate…

Kalaja është ndërtuar për ta mbrojtur luginën Val Chisone.

Veç kësaj, në të kanë qenë të mbyllur të burgosurit e “profilit të lartë”: oficerë ushtarakë, fisnikë dhe klerikë, fati i të cilëve është varur nga situata politike e momentit.

Nëse dëshironi të hulumtoni historinë e kësaj kalaje në mënyrë të pazakonshme, atëherë mund të paraqiteni për turne çiklistësh nëpër kala, mirëpo më mirë është që më parë t’i ndani tetë orë, sepse aq zgjat i gjithë turni.

/Telegrafi/