LAJMI I FUNDIT:

Murati: Votat me kusht janë kryesisht të personave të përfshirë në procesin zgjedhor

Murati: Votat me kusht janë kryesisht të personave të përfshirë në procesin zgjedhor

Artan Murati nga KDI, që ishte pjesë e DvV në këto zgjedhje, ka folur për ecurinë e procesit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Murati në “Dossier D” në RTV Dukagjini thotë se për të kërkuar rinumërim të tërësishëm të votave ashtu siç kanë bërë LDK e PDK do të duhej të kishte probleme shumë të mëdha në zgjedhje. Sipas tij vendimi i PZAP për të refuzuar këto kërkesa është me vend.


Hulumtuesi i KDI ka thënë se mund të ketë kërkesa për rinumërim të pjesshëm të votave në vendet ku ka mundur të ketë pasur parregullsi, përcjell Telegrafi.

Duke folur për votat me kusht dhe ato nga diaspora, Murati ka thënë se votat me kusht janë kryesisht të komisionarëve dhe personave tjerë që kanë qenë të përfshirë në procesin zgjedhor e që nuk kanë mundur të votojnë në vendvotimet e tyre.

Monitoruesi i DvV-së ka thënë se partitë duhet të përmbahen nga deklaratat për votat e diasporës se kujt i takojnë pasi sipas tij shumë shpejt do të numërohen edhe ato dhe do të mbyllet procesi.

Murati thotë se ankesat si kjo që sot kanë bërë subjektet politike mund të zgjasin procesin e shpalljes së rezultateve përfundimtare./Telegrafi/