LAJMI I FUNDIT:

Murati: Të moshuarit mbi 80 vjeç që s’mund të lajmërohen në zyrat e pensioneve po vizitohen nga ekipet mobile

Murati: Të moshuarit mbi 80 vjeç që s’mund të lajmërohen në zyrat e pensioneve po vizitohen nga ekipet mobile
Foto: Arkiv

Pensionistët mbi 80 vjeç që s’mund të paraqiten në zyrat e shtetit për të dëshmuar se janë gjallë, në mënyrë që të vazhdojnë ta marrin pensionin, po vizitohen nga ekipet mobile.

Kështu ka njoftuar ministri i Financave, Hekuran Murati.


“Po vazhdojnë vizitat në shtëpi për pensionistët që janë mbi 80 vjeç apo që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyrat e pensioneve”, shkroi ministri.

“Pas pilotimit me sukses të këtij programi, që nga muaji korrik e kemi shtrirë në të gjitha komunat, dhe tani ekipet mobile vizitojnë të gjithë ata që për shkak të moshës së shtyrë apo shëndetit e kanë të vështirë paraqitjen fizike në zyrat përkatëse”, tha Murati.