LAJMI I FUNDIT:

Murati: Realizimi i projektit të Terminalit në koordinim me Doganën e Kosovës

Murati: Realizimi i projektit të Terminalit në koordinim me Doganën e Kosovës

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka përmendur edhe Aeroportin e Gjakovës, i cili tha se përgjegjëse për këtë është Ministria e Mbrojtjes, e cila do ta shfrytëzojë aeroportin e Gjakovës për qëllime te ushtrisë dhe të NATO-së.

Kërkesë e qytetarëve të Gjakovës gjatë prezantimit të sotëm të buxhetit për vitin 2023, ishte realizimi i Terminalit. Sipas tyre me realizimin e këtij projekti do të hapen edhe vende të lira të punës.

Për këtë ministri i Financave, Hekuran Murati tha se këtë e përcakton Dogana e Kosovës, mirëpo shtoi se do ta ngritin si çështje.


“Ne këtë çështje e kemi bërë në koordinim me Doganën e Kosovës. Ata e përcaktojnë se ku është e nevojshme dhe ku haset që ka fluks tregtar, mirëpo do ta ngrit si çështje”, u përgjigj Murati.

Ministri i Financave theksoi se edhe për qytetarët që kanë arritur moshën 50- vjeç dhe nuk janë që kualifikohen për pension dhe kanë probleme të gjejnë punë, ose edhe mungojnë aftësitë që mund të përshtaten me tregun do ta kenë parasysh.

Ndërsa kryeministri i vendit, theksoi se Gjakova dhe Prizreni janë dy komunat me më së shumti investime qeveritare në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.