LAJMI I FUNDIT:

Murati: Pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri, u punësuan 66 persona

Murati: Pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri, u punësuan 66 persona

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se një muaj pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri të vendit janë punësuar 66 persona.

“Një muaj pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri të vendit, tashmë kemi edhe punësimet e para,” shkruan Murati.


Sipas tij në muajin e parë janë punësuar 66 punëkërkues si rezultat ndërmjetësimit nga Agjencia e Punës nëpërmjet kësaj mase.

“Punësimi është bërë nëpër biznese që tashmë janë regjistruar në zyrat lokale të ARBK, dhe operojnë sipas ligjeve në fuqi”, ka shkruar Murati.