LAJMI I FUNDIT:

Murati: Ka rënie të inflacionit, rritja e çmimeve po bëhet nga lakmia e tregtarëve

Murati: Ka rënie të inflacionit, rritja e çmimeve po bëhet nga lakmia e tregtarëve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në interpelancën e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për të raportuar, deklaroi se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave (ASK) ka rënie të theksuar të inflacionit.

Murati tha se niveli i inflacionit për muajin maj është 5.5 për qind, derisa në korrikun e vitit të kaluar niveli i inflacionit ka qenë 14 për qind.

“Sipas ASK, për muajin maj niveli i inflacionit është 5.5 për qind kemi rënie të theksuar në raport kur në vitin e kaluar në muajin korrik kishte arritur niveli prej 14 për qind. Çmimi i naftës sillet përafërsisht 1.25 euro, plus-minus varësisht se ku e blen çmimi i gruri ka rënë në 20-25 cent që është përgjysmim i nivelit që kishim para një viti kur filloi lufta në Ukrainë çmimi i vajit po ashtu litri mund të merret po ashtu me 1.20 euro. Gjitha këto komentet për të cilat thuhej se po ndikojnë në rritjen e çmimit të bukës dhe produkteve të tjera tashmë i kemi në nivelin e para inflacionit”, tha Murati.


“Çmimet tjera nuk kanë rënë dhe kjo na tregon nuk kemi të bëjmë me inflacion të importuar, por kemi të bëjmë kryekëput me lakminë e tregtarëve për të rritur marzhat e fitimit dhe për këtë e kemi sjell ligjin por që po pret në Gjykatën Kushtetuese”, shtoi ai.

Ai e nisi fjalimin e tij duke demantuar disa të dhëna të shpalosura nga iniciuesi i kësaj interpelance, AAK.

“Në vitin 2019 para pandemisë total pagesat që kanë 2.1 miliardë euro. Në vitin 2022 total pagesa kanë qenë 2.6 miliardë euro pra janë 500 milionë euro më tepër dhe është e pavërtetë të thuhet se ka pas 500 milionë euro më pak. Nuk di kah po i merrni këto shifra e ku po bazoheni. Nëse thuhet nën-ekzekutimi te kapitalet ajo ka ndodh çdo vit dhe ajo kryesisht tek projektet që janë me klauzolë të investimeve, të cilat janë mjete nga kredit. Mirëpo, tërësia e kontributit publik duhet të shihet sa ka shpenzim buxheti si tërësi”, theksoi Murati.

Sa i përket ligjit të Pagave, ministri e Financave tha se vitin e ardhshëm koeficienti do të bëhet 110 euro dhe se po i qëndrojnë prapa premtimit të tyre.

“Rritja e tërësishme e buxhetit për pagat e sektorit publik është 16 për qind dhe tanimë nivelin e pagave në sektorin publik mesatare e kemi bruto 720 euro apo rreth 100 euro më tepër sesa ligjit të ri të pagave dhe koeficientit 105 euro. Për më tepër gjithnjë duke qëndruar përbrenda kornizës ligjore ne kemi thënë që për vitin e ardhshëm projektbuxheti i ri do të jetë 110 dhe kësaj i qëndrojmë prapa. E konsideroj të panevojshme dhe të painformuar madje një seancë të tillë që kërkon që tash të ndryshohet diçka për të cilën ne kemi shkuar në maksimum sa i përket vitit aktual. Rritja ekonomike këtë vit parashihet të jetë rreth 5 për qind në tre mujorin e parë shifra ka dal 3.91 për qind kemi trend pozitiv dhe trend gradual përderisa bie shkalla e inflacionit normal që kemi rritje normale të ekonomisë”, përfundoi ai. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori