LAJMI I FUNDIT:

Murati: Dënimi me vdekje nuk ka dëshmuar se e ndalon krimin

Murati: Dënimi me vdekje nuk ka dëshmuar se e ndalon krimin

Pas rastit tragjik në Podujevë, ku vdiq 18-vjeçari, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati vlerëson se debati për dënimin me vdekje për të dyshuarit “është përpjekje për t’i ikur përgjegjësive që i kemi si shoqëri”.

Ai thotë se duhet parë ku kemi dështuar si shoqëri, duke filluar nga familja, shkolla, shërbimet sociale, drejtësia, gazetaria e ekonomia.

“Sa herë ndodhin akte makabre të krimit si rasti i fundit në Podujevë, nxjerr krye debati për dënimin me vdekje. Në vend se si shoqëri të shohim se ku kemi dështuar në situata të tilla, sidomos kur në pyetje janë të miturit delikuentë, duke filluar nga familja, shkolla, shërbimet sociale, drejtësia, gazetaria e ekonomia, ne e gjejmë zgjidhjen më të lehtë. “Le ta kthejmë dënimin me vdekje” – buçasin rrjetet sociale, tavolinat e kafeneve tona, e ndonjëherë mund të dëgjohen të tilla qëndrime edhe në mediat tona”.


Siç thekson Murati, “thirrja për kthimin e dënimit me vdekje, është thirrje për t’i ikur të gjithë ne përgjegjësisë si shoqëri”.

“Është ikje nga përgjigja në një mori pyetjesh që duhet t’i bëjmë. Si e kemi arsimin? Si e kemi ekonominë dhe shërbimet sociale? Si e kemi familjen? Çfarë drejtësie duam dhe cili është raporti ynë personal me ligjin? Çfarë politikanësh ne duam dhe adhurojmë? Çfarë debatesh kemi dëshirë të dëgjojmë mbrëmjeve në televizionet tona? Si sillemi ne në rrjetet sociale, posaçërisht me ata qëndrimet e të cilëve nuk na pëlqejnë? Cili tip i biznesmenëve ne na pëlqen në realitet? Si i edukojmë ne fëmijët tanë? Çfarë vlerash promovojmë tek ta?”.

Në anën tjetër, kryetari thotë se nuk është dëshmuar se dënimi me vdekje ka ndaluar krimin.

“Në anën tjetër debati për dënimin me vdekje edhe në botën demokratike vazhdon, por vendet demokratike në masë të madhe e kanë ndaluar krejtësisht këtë dënim, sepse përveç problemeve morale që shkakton ai, përveç gabimeve të mëdha që janë identifikuar, dënimi me vdekje nuk ka dëshmuar se e ndalon krimin”.

Tutje, Murati njofton se dënimi me vdekje në fuqi i mohon Kosovës anëtarësimin në Këshillin e Evropës e në Bashkimin Evropian.

“Dhe në fund vijmë tek gjendja në të cilën është Kosova. Ky debat është i kot në praktikë. Mund të debatohet në nivelet akademike, por dënimi nuk mund të kthehet në Kosovë. Përveç nëse nuk duam të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës dhe më vonë në Bashkimin Evropian. Nuk mund të pranohesh në Këshillin e Evropës, nëse e ke dënimin me vdekje në fuqi. Ky është kusht i patejkalueshëm, sepse ndalimi i këtij dënimi në të gjitha shtetet e Këshillit të Evropës është absolut edhe në rrethana lufte përmes Protokollit 13 (2002) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ky debat shpesh zhvillohet edhe në Shqipëri. Situata është e njëjtë. Vetëm në rastin e fundit, shteti shqiptar nëse e kthen dënimin me vdekje përjashtohet nga Këshilli i Evropës”.

“Andaj ta kthejmë debatin në binarë normal. Të merremi seriozisht me fëmijët dhe të rinjtë tanë. Duke nisur nga shkolla. Të trajtojmë seriozisht shenjat e para të delikuencës së të miturve. Të përpiqemi të jemi një shoqëri më normale, në mënyrë që të kemi edhe fëmijë që marrin modele të duhura nga të rriturit e jo modele të “fortish”. T’ia fillojmë nga vetja. Pastaj nga familja. Të ndikojmë me qëndrimet tona edhe në sjelljet e politikanëve dhe atyre që kanë peshë në jetën publike”.

“Rastet e fundit tregojnë për probleme më të thella shoqërore e strukturore. Drejtësia është vetëm njëra hallkë. Të shpresojmë se do ta kryej punën e vet si duhet. Por ndërhyrja duhet të jetë shumë, shumë më e thellë dhe më e gjerë. Familjes së Lulzimit, ngushëllimet më të thella”, shkruan tutje Murati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë

Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë

Lajme

"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false

Lajme
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin

Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin

Lajme
Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Lajme
Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Politikë
Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Lajme
Kalo në kategori