LAJMI I FUNDIT:

Mungojnë logopedët, të diplomuarit shqiptarë vazhdojnë të kërkojnë punë

Mungojnë logopedët, të diplomuarit shqiptarë vazhdojnë të kërkojnë punë

Muharrem Smaili është njëri ndër 20 logopedët e diplomuar shqiptarë, pjesë e shoqatës “Bota ime”, i papunë, edhe përskaj nevojës së madhe në institucione për këtë fushë. Për deri sa Smaili dhe një numër i madh i logopedëve tjerë të papunë presin konkursin e Ministrisë së Shëndetësisë, një numër po ai i madh i fëmijëve shqiptarë me probleme në të folur dhe dëgjim nuk kanë fatin që në Qendrat shtetërore të trajtohen nga logopedë që do t’u drejtohen në gjuhën e tyre amtare.

“Nuk jemi numër i vogël i logopedëve të cilët jemi të diplomuar në këtë drejtim dhe mund dhe jemi të gatshëm të punojmë me fëmijë, por për fat të keq ne mundohemi të punojmë nëpër shoqata dhe nëpër qendra private që të mundemi këto fëmijë mos t’i lëmë në rrugë dhe të kenë ku të orientohen. Ka disa probleme që ne nuk i dimë dhe të cilat nuk lejojnë të hapet konkursi. Konkursi i fundit nuk e di saktësisht kur ka qenë, por afërsisht para disa viteve. Kemi kërkuar prej institucioneve, prej Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Financave por për momentin puna ka stagnuar”, tha Muharrem Smaili, logoped i diplomuar shoqata “Bota Ime”.


Prindërit shqiptarë, fëmijët e të cilëve kanë probleme në të folur dhe dëgjim detyrohen që fëmijët e tyre t’i dërgojnë nëpër trajnime private. Qendra për rehabilitim në spitalin e shtetit ka të punësuar vetëm një logoped shqiptarë, i cili nuk arrin dot të merret me të gjithë fëmijët. Numri i fëmijëve shqiptarë që shkojnë për trajnim është rreth 40 dhe me të cilët merret vetëm një logoped, kurse numri i fëmijëve maqedonas është rreth 30, ndërkaq logopedë të punësuar maqedonas ka 20.

“Ne kërkojmë që të ketë së paku edhe dy punësime, duhen logopedë. Kemi kërkuar edhe nëpër shkolla dhe çerdhe të ketë logopedë. Këtë kërkesë e kemi bërë s’di sa herë, por zëri jonë nuk dëgjohet. Fëmijët duhet të vijnë çdo ditë, por për shkak të mospunësimit që s’ka logopedë, ne vijmë vetëm dy herë në javë. Protesta do të bëjmë – Ymer Idrizi, shoqata për mbrojtjen e fëmijëve me probleme në të folur dhe dëgjim “Surditas Plus”.

Nga ministria e Shëndetësisë thonë se kanë pranuar kërkesën për punësime të reja të logopedëve dhe defektologëve ku do të pasojnë dhëniet e pëlqimeve për punësim.

“Nga enti për dëgjim dhe të folur na kanë informuar se në Shkup dhe Tetovë tanimë punojnë logopedë shqiptarë dhe se pavarësisht se në cilën gjuhë bëhet fjalë, ushtrimet e të folurit bëhen me të njëjtat ushtrime zëri, si psh: R,V,L e të ngjashme”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Pos mungesës së logopedëve shqiptarë, prindërit detyrohen të paguajnë nga 10.000 euro për aparatin që duhet ta mbajnë fëmijët të cilët i nënshtrohen implantit koklear i cili iu mundëson atyre aktivizimin e shqisës së të dëgjuarit. Fillimisht Spitali ua jep këtë lloj aparati për përdorim pesë vjeçarë, dhe më pas prindërit mbledhin fonde vetë dhe e sigurojnë për përdorim të përjetshëm. Ata kërkojnë që autoritetet shëndetësore të sigurojnë këtë aparat për gjithë jetën. /Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin

Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"

Politikë
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Drejtësi
Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane

Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Siguri
Kalo në kategori