LAJMI I FUNDIT:

Mungojnë deputetët, shtyhet për nesër mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian

Mungojnë deputetët, shtyhet për nesër mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian

Në mungesë kuorumi është shtyrë për të enjten mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian, ku do të shqyrtohet Projekt-rregullorja e Kuvendit të Kosovë në aspektin e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Deputetja e VV-së, Arbëresha Hyseni-Kryeziu tha ishin dy deputetë të opozitës që lëshuan sallën duke u quajtur “opozitë konstruktive”, dhe se në mungesë të deputetëve pamundësohet puna e komisionit.


“Jemi vetëm pesë deputetë prezent, prandaj nuk kemi kushte për të filluar mbledhjen në mungesë të kuorumit. Në takimin paraprak ishin të pranishëm edhe dy deputetë të opozitës të cilët e lëshuan sallën, duke qenë se janë opozitë konstruktive, siç po e quajnë vetën.

Ata pengojnë shtyrjen përpara të proceseve që ndërlidhen me punën tonë si deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe si deputetë anëtarë të Komisioneve përkatëse. Prandaj në mungesë të deputetëve sot, ne e kemi të pamundur të vazhdojmë me punimet e këtij takimi, megjithatë meqenëse në kuadër të rendit të ditës sot kemi çështje shumë të rëndësishme për t’i votuar, njëjtë siç është edhe projekt rregullorja e punës së Kuvendit që është shumë e rëndësishme të kalojë sa më parë në Kuvend sepse ky proces ndërlidhet edhe me raportimin në raportin për vendin dhe me plot çështje tjera që lidhen me procesin e integrimit”, tha ajo.

Ndërsa ka kërkuar prej deputetëve të marrin pjesë në mbledhje që t’i votojnë këto projektligje që janë të rëndësishme për punën e Kuvendit.

Komisioni për Integrime do të mblidhet të enjten në ora 9:30. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori