LAJMI I FUNDIT:

Mungojnë deputetët, seanca shtyhet për një ditë tjetër

Mungojnë deputetët, seanca shtyhet për një ditë tjetër

Mungesa e deputetëve ka bërë që seanca plenare mos të arrijë të zhvillohet dhe pas pauzës disa orësh që ishte dhënë paradite.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, tha se për shkak të mungesës së kuorumit duhet të ndërpresë seancën dhe se për vazhdimin e saj do të vendoset në mbledhjen e radhës të Kryesisë së Kuvendit.


Seanca ka filluar sot me rreth një orë vonesë, dhe për shkak të mos kalimit të disa pikave të rendit të ditës u vendos të shkohet në pauzë deri në 13:30.

Në seancën plenare e paraparë për sot kanë qenë gjithsej 59 pikat të mbetura nga seancat e kaluara. /kp/Telegrafi/