LAJMI I FUNDIT:

Do mungojë një kohë të gjatë shkaku i lëndimit – Saka i drejtohet tifozëve me një mesazh

Do mungojë një kohë të gjatë shkaku i lëndimit – Saka i drejtohet tifozëve me një mesazh

Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka, ka thyer heshtjen e tij pas lëndimit që pësoi e i cili do ta lë atë për një periudhë të konsiderueshme jashtë fushave. 

Saka i cili ka shënuar nëntë gola për ‘Topçinjtë’ këtë sezon, ka pësuar një lëndim muskulor në fitoren që Arsenali e mori me rezultat 5-1 ndaj Crystal Palace në udhëtim, ku pas ndeshjes u vendos që ai duhet t’i nënshtrohet operimit. 

Në mungesë të tij, Arsenali ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Ipswich të premten, falë golit të shënuar nga Kai Havertz. 


Por, një ditë më vonë, Saka ka dhuruar një përditësim sa i përket gjendjes së tij shëndetësore, duke ndarë për tifozët një mesazh në Instagram. 

View this post on Instagram

A post shared by Bukayo Saka (@bukayosaka87)

“Shumica i shohin pengesat, por pak i shohin mundësitë. Rikuperimi ka filluar dhe unë do të rikthehem më i fortë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet”, ka shkruar Saka përkrah një fotoje nga shtrati i spitalit. 

Saka u përkrah me shumë komente nga tifozët të cilët i uruan atij rikuperim sa më të shpejtë duke shpresuar që ai do të rikthehet sa më parë në fushë sërish. 

Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta mbuluar mungesën e Sakas
Lexo po ashtu Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta mbuluar mungesën e Sakas

Por, realiteti është që Saka do të mungojë për një kohë të gjatë, ashtu siç e ka konfirmuar edhe trajneri Mikel Arteta, i cili ditë më parë tha se pret që anglezi të mungojë më shumë se dy muaj. 

Ky lëndim i Sakas mund të bëjë që Arsenali të aktivizohet në afatin kalimtar të janarit, ku dyshja franceze Randal Kolo Muani dhe Kinglsey Coman janë përmendur si opsione të mundshme./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori