LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e tyre është e madhe – shifra që tregojnë numrin e madh të mjekëve të huaj që kanë shkuar në Gjermani

Mungesa e tyre është e madhe – shifra që tregojnë numrin e madh të mjekëve të huaj që kanë shkuar në Gjermani

Mungesa e mjekëve është e madhe në Gjermani dhe si pasojë atje po shkojnë mjekë nga jashtë. Por kjo, siç shkruajnë mediat, nuk ka vetëm avantazhe.

Sipas një raporti të medias, numri i mjekëve të huaj është dyfishuar në dekadën e fundit dhe në fund të vitit të kaluar ishte 63,763, përcjell Telegrafi.

Për krahasim, dhjetë vjet më parë ishin rreth 30,000 dhe në vitin 1993 ishte rreth 10,000, sipas gazetave të Grupit mediatik Funke, duke cituar statistikat mjekësore të raportit të Shoqatës së Mjekësisë Gjermane.


Siç thuhet më tej, shumica e mjekëve pa pasaportë gjermane vijnë nga vendet e BE-së ose vende të tjera evropiane, si dhe nga vendet e Lindjes së Mesme.

Vendet më të zakonshme të origjinës janë Siria (6120), Rumania (4668), Austria (2993), Greqia (2943), Rusia (2941) dhe Turqia (2628).

E përfaqësuesit e mjekëve paralajmërojnë për problemet në rritje të shkaktuar nga njohja e dobët e gjermanishtes nga kolegët e huaj.

“Shkathtësitë e pamjaftueshme gjuhësore janë tashmë një problem masiv sot”, citohet të ketë thënë drejtori menaxhues i Shoqatës Mjekësore Shtetërore të Rhineland-Pfalz, Jürgen Hoffart. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori