LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e presidentit, prodhon pasoja për vendin

Mungesa e presidentit, prodhon pasoja për vendin
Foto: Ilustrim

Njohësit e çështjeve politike thonë se mungesa e presidentit do të prodhojë pasoja për vendin si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në politikën e jashtme. Ndërsa partitë politike ende nuk kanë përafrim të qëndrimeve për postin e presidentit të ardhshëm të vendit.   

Mosmarrëveshja e partive politike për çështjen e presidentit do të prodhojë pasoja për vendin, si në funksionimi e brendshëm ashtu edhe në prezantimin e politikave të jashtme. Kështu thonë njohësit e çështjeve politike në Kosovë.
Arbresha Loxha nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS), thotë se mos zgjedhja e Presidentit mes të tjerash do ta dëmtonte imazhin e Kosovës.


“Kjo situatë në kuptim të imazhit të vendit, mund të prodhojë pasoja negative në atë se ky shtet ka probleme sistematike në funksionim të pozitave të larta shtetërore, siç është rasti i tanishëm me presidentin”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arbresha Loxha.

E Visar Xhambazi nga Organizata D4D thotë se mungesa e unitetit për këtë çështje, sjell vështirësi edhe në komunikimin mes institucioneve brenda vendit, përcjell Telegrafi.

“Mungesa e pozicionit të presidentit do të jetë një hendikep i madh sidomos në përfaqësimin e brendshëm…Në përfaqësimin brendshëm politik do të dëmtojë baraspeshën mes Kuvendit dhe Zyrës së Presidencës”, deklaroi Visar Xhambazi.

Pavarësisht kërkesës së qeverisë për mbajtjen e një tryeze për zgjidhjen e çështjes së Presidentit, partitë politike nuk kanë treguar vullnet për këtë gjë. E nëse nuk gjendet një zgjidhje, kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se vendi duhet të përgatitet që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori