LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e mjeteve teknologjike bënë që 9.070 nxënës të mos marrin pjesë në mësimin online

Mungesa e mjeteve teknologjike bënë që 9.070 nxënës të mos marrin pjesë në mësimin online

Mësimin në distancë gjatë pandemisë COVID-19 nuk e kanë ndjekur 9070 nxënës prej klasës së parë deri tek ajo e dymbëdhjetë.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj në seancën e sotme plenare, tha se kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të mungesës së mjeteve teknologjike dhe informative.


Por, për dallim prej institucioneve publike në ato private u tha se pjesëmarrja e nxënësve në mësimin në distancë ka qenë 100 për qind.

“Numri i nxënësve që nuk e kanë ndjekur mësimin në distancë prej fillores deri në klasën e 12 është 9070, rreth 2.8 për qind në institucione publike, ndërkaq në institucione private siç është deklaruar është 100 për qind pjesëmarrja. Nga ky numër në arsimin parashkollor 2.8 për qind nuk kanë marrë pjesë në mësimin në distancë. Në nivelin fillor 2 për qind, në nivelin fillor të mesëm të ulët 3 për qind, ndërsa në atë të mesëm të lartë 2.8 për qind. Numri i përgjithshëm prej 9070 nxënësve sipas statistikave të nxjerra për fëmijë të nevojave të veçanta është 8.7 për qind”, tha ai

Ministri Likaj duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të LDK-së, Visar Hoti për analizën e mësimit gjatë pandemisë, tha se mospjesëmarrja ka qenë e ndërlidhur kryesisht me mungesën e mjeteve teknologjike te nxënësit.

“Arsyet pse nuk kanë marrë pjesë nxënësit në mësimin në distancë është pikërisht mungesa e mjeteve të teknologjisë informative. Apo numri i kufizuar i pajisjeve të teknologjisë informative për shkak familjet kanë pasur më shumë se një fëmijë në shkollë dhe mungesa e qasjes në shërbime të internetit”, tha ai./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori