LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e luajtjes jashtë lidhet me shkurtpamësinë e fëmijëve

Mungesa e luajtjes jashtë lidhet me shkurtpamësinë e fëmijëve

Koha të cilën fëmijët e kalojnë jashtë mund të jetë e lidhur me rrezikun e reduktuar të të qenit shkurtpamës, sugjeron një hulumtim.

Një analizë e tetë studimeve të mëhershme nga hulumtuesit e Universitetit të Cambridge ka zbuluar që për çdo orë shtesë që fëmijët e kalojnë jashtë gjashtë javës, rreziku i miopisë reduktohet për 2 për qind.

Ekspozimi në dritën natyrale dhe koha e kaluar duke shikuar objektet e largëta mund të jenë faktorët kyç, thonë ata. Studimet kanë përfshirë më shumë se 10.000 fëmijë dhe adoleshentë.


Dr. Justin Sherwin dhe ekipi i tij i hulumtimit kanë konkluduar që fëmijët shkurtpamës kalojnë mesatarisht 3.7 orë më pak në javë jashtë se ata që kanë pasur shikim normal ose largpamës. Por ata thanë që ende nuk janë të qarta arsyet për këtë.

Ata kanë pritur të zbulojnë që fëmijët që kalojnë më shumë kohë jashtë po ashtu kalojnë më pak kohë duke bërë aktivitete, si duke lexuar, studiuar, apo luajtur lojëra kompjuteri, por asnjë lidhje e tillë nuk është gjetur në dy nga tetë studimet që e kanë shqyrtuar këtë marrëdhënie.

Sidoqoftë, dr. Sherwin thotë që ata tani kanë nevojë për më shumë të dhëna të sakta për të kuptuar se cilët faktorë janë më të rëndësishëm, siç është shfrytëzimi i shtuar i shikimi të largët, përdorimi i reduktuar i shikimit të afërt, ekspozimi në dritën natyrale ultra vjollce apo aktiviteti fizik. Por ka edhe faktorë tjerë për t’u konsideruar, tha ai.

Rreziku dhe përfitimet

“Çdo rritje e kohës e kaluar jashtë duhet të peshohet kundrejt ekspozimit ndaj rrezatimit UV – dhe rrezikut të shtuar nga kanceri i lëkurës, kataraktit dhe kanceret tjera.

“Në anën tjetër, aktiviteti i shtuar fizik jashtë mund të mbrojë kundër diabetit dhe obesitetit, mungesës së vitaminës D dhe osteoporozës, për shembull,” tha ai.

Shkurtpamësia është gjendje e zakonshme e syve që i shkakton objektet e largët të duken të turbullta, derisa objektet e afërta mund të shihen qartë. Miopia është term mjekësor për shkurtpamësinë.

Është shumë më e shpeshtë sot në Britani të Madhe dhe Shtete të Bashkuara se sa ka qenë 30 deri 40 vjet më herët. Mesatarisht 1-2 për qind të moshës 5 deri 7-vjeçare kanë miopi në Britani të Madhe.

Rreth pesë milionë britanikë janë shkurtpamës dhe 200.000 nga ata do të kenë shkurtpamësi të theksuar. Në disa pjesë të Azisë, më shumë se 80 për qind e popullatës vuajnë nga shkurtpamësia.

Dr. Susan Blakeney, këshilltare optometrike në College of Optometrists, tha që fëmijët normalë lindin largpamës. “Derisa rriten ata bëhen më pak largpamës, kështu që deri në kohën kur fëmijët ndalen së rrituri, shikimi i tyre duhet të jetë i përkryer”, përfundon ajo. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë

Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë

Keshilla Modë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Mami! Po më dhemb koka!

Mami! Po më dhemb koka!

Prindër dhe fëmijë
Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa

Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa

Grim
Java e 38-të e shtatzënisë: Bebja juaj pret një moment për të hyrë në botë, por ju duhet t'i kushtoni vëmendje disa simptomave

Java e 38-të e shtatzënisë: Bebja juaj pret një moment për të hyrë në botë, por ju duhet t'i kushtoni vëmendje disa simptomave

Shtatzëna
Çfarë kuptimi kanë ëndrrat e shtatzënisë? Ja si shpjegohen

Çfarë kuptimi kanë ëndrrat e shtatzënisë? Ja si shpjegohen

Psikoprofil
Kalo në kategori