LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e krijimit të institucioneve të reja, pengesë në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Mungesa e krijimit të institucioneve të reja, pengesë në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Kosova vazhdon të mbetet pa institucione të reja, kjo për faktin se dy partitë të cilat dolën të parat, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur që të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

E mungesa e institucioneve, sipas Demush Shashës nga Instituti EPIK do t’i krijojë probleme vendit në procesin e integrimit evropian.


Shasha ka theksuar se qeverisja e ardhshme e Kosovës duhet të vetë vullnet politik për të avancuar proceset që i ka para vetes në çështjen e integrimit.

“Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor në kuadër të procesit integrimit Evropian. Në këtë drejtim, Kosova para vetës ka dy objektiva në kuadër agjendës evropiane: Në afatshkurtër, Kosova synon përfundimin e procesit liberalizimit vizave; Në afatmesëm, Kosova synon marrjen e statusit të Vendit Kandidat për anëtarësim në BE”, u shpreh Shasha.

Sipas tij, në këtë drejtim, është esenciale që qeverisja e ardhshme në Kosovë do të këtë mazhorancën e bollshme parlamentare dhe vullnet politik për të avancuar proceset e ngecura integruese të vendit, qoftë ato të ndërlidhura me liberalizimin e vizave, apo ato të ndërlidhura me statusin e vendit kandidat.

Ai ka shtuar se Qeveria e ardhshme duhet të shënojnë progres në dialogun me Serbinë dhe përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

“Duhet të shpresojmë se konfigurimi i ardhshëm qeverisës do të këtë vullnet politik për të shënuar progres në dy aspekte: (1) progres në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë; dhe (2) përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe rrjedhimisht arritja e rezultateve bindëse në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar”, ka thënë Shasha.

Shasha ka shtuar se kjo është e vetmja mënyrë për t’i bindur vendet anëtare të BE-së, se Kosova meriton liberalizimin e vizave dhe avancimin e rrugës së saj Evropiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori