LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e energjisë elektrike, qytetarët në hall se si do të ngrohen gjatë dimrit

Që nga 15 gushti qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me reduktimet e rrymës, si pasojë e rënies së blloqeve të termocentraleve në Obiliq, por edhe krizës me energji elektrike.

Krahas territ, qytetarë e kanë hallin se si të sigurojnë ngrohjen për këtë dimër.


Të intervistuar nga Telegrafi, qytetarët thonë se orët e reduktimeve po i shfrytëzojnë për të kaluar më shumë kohë me familjen.

Qytetarja Arbesa Musa, tha për Telegrafin se në fillim e kishin të vështirë ta pranojnë se do të ketë reduktime të energjisë. Mirëpo tash ajo thotë se po e shijon jetën më shumë dhe po kalon kohë me familje.

“Në fillim ishte shumë keq kur nuk kishte rrymë dhe nuk kishim më qasje në rrjete sociale, por tashmë jemi mësuar. Po kemi më shumë kohë me e shiju jetën, ditën më shumë në natyrë, mbrëmjeve me familje. Në Kosovë reduktime ka pasur shumë shpesh, nuk është diçka e re për ne”, u shpreh Musa.

Arbesa Musa – qytetare

Aulon Sfarqa tha se po shkon për vizitë tek të afërmit e tij, në kohën që nuk ka energji elektrike në shtëpi.

“Po fillojmë të numërojmë sikur për Vitin e Ri deri në ardhjen e rrymës. Kur po kam bateri në telefon, po e kaloj kohën prap në rrjete sociale. E, kur nuk kam qasje në rrjete sociale, po shkoj në vizitë tek të afërmit”, tha Sfarqa.

Rrahim Stublla e ka hallin se si do të ngrohet këtë dimër.

“Nuk e di as vetë me çfarë do të ngrohem këtë dimër, jam duke menduar mirëpo ende nuk kam gjetur një zgjidhje. Vitin e kaluar kam qenë në katund dhe jam ngrohë me dru, këtë vit jam në Prishtinë dhe nuk e di si do të ia bëjë, me rrymë me siguri do të më duhet. Shpresoj që nuk do të ketë reduktime të rrymës”, tha Stublla.

Fatime Bullaku – qytetare

Për Fatime Bullakun që ngrohet me pelet, çmimi i kësaj lënde djegëse është i lartë dhe nuk mund ta besojë se ka reduktime të rrymës në Kosovë.

“Ne ngrohemi me pelet. Mirëpo është shumë e vështirë të gjendet peleti këto kohë dhe është shumë i shtrenjtë njëkohësisht. Nuk e di si do t’ia bëjmë. Sa i përket reduktimeve të rrymës, është shumë keq të ndodhë kjo pas 20 vjetësh”,  u shpreh Bullaku për Telegrafin.

Fillojnë reduktimet e rrymës në Kosovë – çfarë parasheh vendimi i Qeverisë për krizën energjetike?
Lexo po ashtu Fillojnë reduktimet e rrymës në Kosovë – çfarë parasheh vendimi i Qeverisë për krizën energjetike?

Murtez Gashit po i duket Kosova si Afganistan, si pasojë e reduktimeve të rrymës. Mirëpo, për këtë gjë ai nuk po e fajëson kryeministrim Kurti e as Qeverisë që ai drejton.

“Po më duket sikur në Afganistan me jetu. Nuk e kuptoj si mund të ndalet rryma pas kaq shumë vjetëve që ka përfunduar lufta në Kosovë. Jam duke u habitur. Kur po ndalet energjia elektrike nuk po di kënd ta fyej. Albinin nuk mund ta fyej, sepse shpresën tek ai e kam. Fajtorët kryesorë të kësaj gjendje janë qeveritë e përparme”, deklaroi Gashi.

Jon Kryeziu – qytetar

Jon Kryeziu thotë se orët pa energji elektrike po i kalon duke luajtur shah me familjen, tutje shton se nuk i kishte pritur aspak mirë reduktimet.

“Kur po ndalet rryma po luaj shah me familjen dhe me vëllain. Në fillim nuk e kam besu që do të ketë reduktim të energjisë. Mirëpo kur ndodhi e pash që ishte e vërtetë. Prej zorit është dashtë me u pajtu me qëndrua pa Instagram dhe pa rrjete sociale”, deklaroi Kryeziu.

Bie blloku A3, KEDS: Përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike në vend
Lexo po ashtu Bie blloku A3, KEDS: Përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike në vend
Sabit Salihu – Qytetar

Ndërkaq, Sabit Salihu mendon që opozita është duke e sabotuar qeverinë, në lidhje me energjinë elektrike dhe po ashtu edhe duke tentuar t’i frikësoj qytetarët.

“Këtu është opozita ajo që po saboton. Nuk besoj që ka mundësi të bie prej sistemit blloku A3 aq lehtë. Unë ngrohem me rrymë dhe mundemi me pa si krijojnë panik në popull: “nuk do të keni me çfarë të ngroheni do të keni ftohtë’. Nuk po dinë çfarë të thonë tjetër, sepse nuk po mund të vjedhin”, tha ai.

Furnizuesi me rrymë, KESCO ka propozuar ditë më parë dyfishimin e tarifave të rrymës, kjo është arsyetuar me mos disbursim të subvencioneve të premtuara nga qeveria dhe me rritjen e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori