LAJMI I FUNDIT:

Mundësitë e turizmit malor në rajonin e Pejës, diskutohen propozimet për mbështetjen institucionale

Mundësitë e turizmit malor në rajonin e Pejës, diskutohen propozimet për mbështetjen institucionale

Para takimit me kryetarët e komunave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar sot Qendrën Informative të Turizmit dhe Kompleksin e Mullirit të Haxhi Zekës.

Sipas njoftimit për media, në Qendrën Informative të Turizmit, Kurti bashkëbisedoi me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare përfituese nga projektet e Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi, që është program në kuadër të MAPL-së.


Siç bëhet e ditur në njoftim, Kurti takoi operatorët turistik të turizmit malor dhe përfaqësuesit e Zyrës së Turizmit në Komunën e Pejës.

Në takim u bisedua për mundësitë dhe ofertat e turizmit malor në Pejë, ndikimin në zhvillimin e ekonomisë lokale, si dhe propozimet për mbështetjen institucionale në sektorin e turizmit.

Gjatë vizitës në Kompleksin e Mullirit të Haxhi Zekës, u theksua rëndësia e mbrojtjes së monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Kryeministri takoi edhe Fatos Lajçin, drejtor wkzekutiv i Environmental Responsible Action Group (ERA Group), që e menaxhon këtë kompleks.

“Krahas detajeve për funksionimin e kompleksit dhe potencialit turistik të tij, Lajçi e njoftoi Kryeministrin edhe për aktivitetet dhe angazhimin e ERA Group në mbrojtje të faunës dhe florës në Bjeshkët e Nemuna”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur po ashtu se në këto dy takime u ritheksua gatishmëria e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të rritur angazhimin e përbashkët në shërbim të produkteve të reja turistike, ku do të përfshiheshin asetet më të rëndësishme turistike të vendit tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori