LAJMI I FUNDIT:

Mundësia që aeroplanët e NATO-s të dërgohen në Ukrainë përmes Kosovës, Kurti: Deri më tani nuk kemi marrë kërkesë të tillë

Mundësia që aeroplanët e NATO-s të dërgohen në Ukrainë përmes Kosovës, Kurti: Deri më tani nuk kemi marrë kërkesë të tillë

Një ditë më parë, mediat ndërkombëtare kanë përmendur mundësinë që Kosova të jetë vend tranzit për aeroplanë që do të dërgohen në Ukrainë.

Në lidhje me këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se një kërkesë të tillë nuk e kanë marrë nga aleanca veriatlantike.


Por, Kurti u shpreh se sapo të marrin këtë kërkesë do ta trajtojnë dhe do të japin një përgjigje në kohë rekorde.

Dërgimi i aeroplanëve polakë në Ukrainë, Kosova përmendet si opsion i mundshëm për dërgimin e tyre
Lexo po ashtu Dërgimi i aeroplanëve polakë në Ukrainë, Kosova përmendet si opsion i mundshëm për dërgimin e tyre

“Ne nuk kemi marrë një kërkesë të tillë deri më sot. Ndonëse Kosova nuk është vend anëtar i NATO-s, ne kemi NATO-n në Kosovë, dëshirojmë të anëtarësohemi sa më shpejt të jetë e mundur. Në një situatë të jashtëzakonshme si kjo jo vetëm kontinenti ynë por edhe rajoni, nuk mund të sillemi në mënyrë të zakonshme dhe u kemi bërë thirrje faktorëve ndërkombëtarë, aleatëve tonë strategjik që ta konsiderojnë shumë seriozisht përshpejtimin e proceseve integruese të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe anëtarësimin në NATO. Nuk e kemi një kërkesë të tillë për vendin tonë, kur ta marrim këtë kërkesë, Qeveria me Presidenten e Kuvendin dhe ministritë e linjës do ta trajtojmë dhe të japim në kohë rekorde përgjigjen e duhur”, u shpreh kryeministri Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori