LAJMI I FUNDIT:

Mundësi të shumta të shkollimit në Angli për të rinjtë nga Kosova

Mundësi të shumta të shkollimit në Angli për të rinjtë nga Kosova

Nga dita në ditë,  interesimi i nxënësve dhe studentëve në Kosovë, për studime jashtë vendit po shkon duke u rritur – madje, për të gjitha nivelet. Arsyet janë të ndryshme e të shumta, duke filluar nga më e rëndësishmja,  çasja në një sistem edukimi efikas dhe me potencial të lartë.

Gjithashtu ngritja profesionale, akademike – deri tek ajo personale si njohja me kultura të reja, me një mënyrë të re jetese, pavarësimi dhe konkurrenca.


Kur flasim për sistemet me vlera të larta edukative në botë, sigurisht se njëri ndër vendet e para që të shkon ndër mend është Mbreteria e Bashkuar – respektivisht Anglia, me nje sistem arsimor te cilin e karakterizojne standarde te larta te mesimdhenies, mesimxenies dhe cilesise.

Sistem arsimor që ne vete përbëhet nga dy sektorë: sektorin publik i cili ofron arsim falas dhe ate privat  – të përfaqësuar nga institucionet arsimore me pagesë, shkollat ​​private.

Qytetet angleze janë të mbushura me student nga e gjithë bota, të cilët studiojnë në shumë universitete prestigjioze, e që natyrisht pjese e ketyre qyteteve synojne te jene edhe shume nxënës/student nga Kosova. Por, ku do të drjetohen dhe si duhet te veprojnë këta nxënës e studentë? Cka iu kërkohet për tu bërë pjesë e këtyre Universisteve? Cilat janë kriteret / procedurat  dhe si mund të kryhen të njejtat në Kosovë? Si mund te orientohen?

Natyrisht, WISEWORD Group është ONE-STOP-SHOP i parë dhe i vetëm në KOSOVË në fushën e edukimit, këshillimit dhe përgatitjes për studentët që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit – duke mbyllur gjithë procesin e aplikimit dhe kujdesit per të gjitha drejtimet / nivelet e studimeve me mbi 1400 Universitete Partnere.

Për Universitetet ne Mbretërinë e Bashkuar WISEWORD KOSOVA përmes marrëveshjes së saj me SI-UK si agjension global edukativ, ka mundësuar që të rinjtë kosovar të studiojnë në kolegje e universitete të shumta në Mbretëri të Bashkuar.

Të rinjtë tanë tashmë mund të ndjekin studimet në shkollë të mesme, vite përgatitore për studime themelore, shkolla verore, bachelor, master dhe PhD në qindra kolegje, shkolla e universitete të Anglisë.

Përmes WISEWORD KOSOVA tashmë procesi për studime jashtë vendit është bërë aq i çasshëm dhe i lehtë sa që gjithçka që duhet të bëni është të caktoni konsultë falas dhe të merni të gjitha informacionet që ju duhen – për më tepër ndihma dhe apilikimi për këto universitete ofrohet pa ngarkesë financiare – pra, falas.

Këtu, përfshihen më shumë se 100 (njëqind) universitete në gjithë Anglinë.

Artikull i sponzorizuar