LAJMI I FUNDIT:

Mundësi dhe tifozi i lashtësisë

Mundësi dhe tifozi i lashtësisë

Një tifoz i lashtë i sportit është gjetur i varrosur së bashku me një kavanoz bronzi që paraqet fytyrën e një mundësi me hundë të shtrembër e të thyer, kanë deklaruar arkeologët.


Mbetjet dhe artefakti i cili daton para 1.800 u zbuluan në Bullgarinë e ditëve moderne, në atë që dikur ishte provinca romake e Trakisë.

Arkeologia Daniela Agre e zbuloi skeletin në tumën Kral Mezar që ndodhet afër fshatit Boyanovo, në juglindje të Bullgarisë.

“Sipas mendimit tonë, varri i përket një aristokrati trakas i cili e praktikonte sportin në jetën e tij të përditshme”, tha ajo. “Ne mendojmë se tuma është përdorur si një nekropol i familjes dhe i ndjeri ishte një pjesë e kësaj familje”.